Bjeshka e zjarrit dhe akullit që vjellë “bomba vullkanike”

I rrethuar me borë dhe akull, Erebus momentalisht është vullkani më aktiv në Antarktik dhe vullkani aktiv më jugor në Tokë. Në kraterin e tij gjendet një prej pesë liqeneve të mbetura me llavë në botë.

Mendohet se ky liqen i llavës është i thellë disa kilometra, ndërsa temperatura e tij është mbi 900 gradë Celsius.

Kjo bjeshkë e ka marrë emrin (meritor) sipas Erebusit, që në mitologjinë greke ishte personifikim i errësirës dhe nëntokës, ku gjendej pallati i zotit Had.

erebus vullkan003

Dhe, përderisa brenda Erebusit ndodhet nxehtësia e ferrit, nga pjesa e jashtme ky vullkan është i mbështjellë me borë dhe akull, ku temperatura e ajrit është -25 gradë Celsius.

Një prej karakteristikave tjera të kësaj bjeshke janë shpellat e akullit, që janë krijuar përgjatë viteve kur gazi vullkanik depërtoi në atmosferë. Këto gazra gjejnë rrugën e tyre nëpërmjet këtyre shpellave, respektivisht tymtarëve të akullit, që mund të arrijnë lartësinë deri në 20 metra.

Në gjë tjetër interesante që lidhet me Erebusin është se ky vullkan është një prej të rrallëve në botë që është aktiv në vazhdimësi.

erebus vullkan007

Në vend të periudhave të fjetura dhe aktivizimit pas disa qindra vjetësh – siç ndodhë zakonisht me vullkanët tjerë – liqeni i llavës që ndodhet brenda Erebusit vlon pa pushuar, duke lëshuar gazra në atmosferë, e herë pas here dhe “bomba vullkanike” që përbëhen nga shkëmbinjtë e shkrirë – që nganjëherë shpërthejnë kur vijnë në kontakt me pjesën e jashtme, të akullt, të kësaj bjeshke. /NGJYRA.COM/

erebus vullkan006 erebus vullkan009 erebus vullkan010 erebus vullkan002 erebus vullkan012 erebus vullkan004 erebus vullkan005 erebus vullkan001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply