• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

“Casa Terracota”, një shtëpi e çuditshme në Kolumbi

by
31/05/2016
in E bardhë
0
“Casa Terracota”, një shtëpi e çuditshme në Kolumbi

Casa Terracotaështë një shtëpi e pazakonshme, e ndërtuar nga argjila e pjekur në temperatura të larta – për të qenë e rezistueshme ndaj shiut dhe tërmetit, dhe njëkohësisht, të përmbajë klimë të përshtatshme në të gjitha kushtet klimatike.

Kjo shtëpi është ndërtuar nga arkitekti kolumbian, Octavio Mendoza, i cili këtë shtëpi e ka quajtur si “copën më të madhe të qeramikës në botë”.

Shtëpia, të cilën banorët lokalë e quajnë “Casa de Flintstones”, gjendet në Villa de Leyva, një fshat malor, 150 km në veri të Bogotës, në Kolumbi.

Terracota 003

Mendoza (65-vjeçar), arkitekt dhe ambientalist, gjatë karrierës së tij të deritashme, ka projektuar shumë shtëpi, ndërtesa dhe kisha – ndërkaq, në projektimin e Casa Terracota, ka punuar plot  14 vjet.

Shtëpia Terracota shfrytëzon penelet solare, ka banjë si çdo shtëpi tjetër, dy etazhe, ndërkaq të gjitha mobiliet janë të punuara nga argjila. Madje edhe enët janë të punuara nga argjila, të cilën Mendoza e kishte gërmuar pranë shtëpisë së tij dhe më pastaj e kishte pjekur.

Terracota 010

Në këtë shtëpi nuk jeton askush, sepse arkitekti e dinte se ajo do të duhej të ishte një “model”, për t’iu treguar njerëzve se vetëm me resurset natyrore, siç është argjila, mund të punohet një shtëpi, pra pa çimento, dru ose çelik.

Të gjithë vizitorët janë të mirëpritur në këtë shtëpi, vetëm se hyrja brenda saj kushton 3.50 dollarë. /NGJYRA.COM/

Terracota 001 Terracota 004 Terracota 005 Terracota 006 Terracota 002 Terracota 007 Terracota 008 Terracota 011 Terracota 012

Tweet #prishtina
Previous Post

Miqësia e pazakontë në botën shtazore!

Next Post

Futbolli kosovar jashtë garave evropiane

Next Post
Futbolli kosovar jashtë garave evropiane

Futbolli kosovar jashtë garave evropiane

Please login to join discussion

Other Themes

  • ColorMag
  • Accelerate
  • Ample
  • Esteem
  • Freedom
  • Masonic
  • Radiate
  • Spacious

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.