Rezidenca Edgeland krijon një marrëdhënie intime mes hapësirës që e rrethon dhe ambientit të brendshëm. Kjo shtëpi unike është e vendosur në një teren të pjerrët, ku pjesa e pasme e saj është e gërmuar rreth 2 metra nën tokë.
Karakteristikë e kësaj shtëpie ekologjike është ngrohja dhe freskimi i saj në mënyrë natyrale, e cila arrihet përmes kulmit të gjelbër, dhe pishinës që luan edhe rolin e ftohjes gjeotermale.
Po ashtu, brenda saj është i vendosur kombinimi i sistemit mekanik për ngrohje dhe ftohje hidraulike.
Shtëpia përbëhet nga dy njësi, njëra që shërben për qëndrim ditor dhe tjetra për fjetje, ndërsa lidhen mes vete përmes oborrit të jashtëm.
Ky projekt vendos standarde të reja për qëndrueshmërinë, duke ofruar kualitete të mëdha estetike nëpërmjet karakteristikave mekanike të integruara. /NGJYRA.COM/