Evoluimi i Miley Cyrus

[break] [break_title]  1992|Destiny Hope Cyrus[/break_title]

miley 92

Nga filmat e saj për fëmijë deri të performanca me pullë të kuqe (+18), ju sjellim një fotogaleri të këngëtares dhe aktores, Miley Cyrus, që nga mosha e saj e re, e deri në ditët e sotme. Miley Cyrus (e lindur me emrin Destiny Hope Cyrus) është një këngëtare, aktore dhe tekstshkruese amerikane, që u lind më 23 nëntor 1992.

[/break] [break] [break_title] 2006| Rruga e famës [/break_title]

miley_cyrus_2006

Si e re, ajo pati disa role në serialet televizive “Doc” dhe në filmin “Big Fish”. Më 2006, Cyrus pati hovin e suksesit duke u bërë idhulli i të rinjve me rolin e saj në serialet televizive “Hannah Montana” të Disney Channel, ku ajo luante rolin kryesor të karakterit Miley Stewart.

[/break] [break] [break_title] 2007|Albumi debutues [/break_title]

Meet Miley Cyrus 2007

Pasi nënshkroi një kontratë për këndim me “Hollywood Records” më 2007, Cyrus lansoi edhe albumin e saj debutues “Meet Miley Cyrus”. Ajo mori shumë çmime me këtë album pasi shitjet e tij nuk kishin të ndalur, si dhe prodhoi super-hitin “See You Again”.

[/break] [break] [break_title] 2008|Hiti 7 Things [/break_title]

miley-cyrus_breakout 08

Më 2008, Cyrus langoi edhe albumin e dytë të quajtur “Breakout”, nga i cili prodhoi hitin e suksesshëm “7 Things”, si dhe nisi karrierën filmike si zëri i një prej karaktereve kryesore në filmin e animuar “Bolt”. Më 2009, Cyrus pati rolin kryesor tashmë në filmin “Hannah Montana: The Movie”, nga i cili doli edhe hiti “The Climb”.

[/break] [break] [break_title] 2009|Imazhi i pjekur [/break_title]

miley The Time of Our Lives 2009

Cyrus nisi të shfaqte një imazh më të pjekur me “The Time of Our Lives” (2009), nga i cili doli kënga e suksesshme “Party in the U.S.A.”.

[/break] [break] [break_title] 2010|Dashuria me Liam Hemsworth [/break_title]

Australians In Film Awards & Benefit Dinner 2012 - Roaming Show

Tranzicioni i saj vazhdoi me albumin e saj të tretë “Can’t Be Tamed” (2010); megjithatë, suksesi i këtij albumi la shumë për të dëshiruar, pasi shitjet e tij shënuan rënie të mëdha. Më vonë gjatë atij viti, pati rol kryesor edhe në filmin “The Last Song”. Gjatë realizimit të tij, ajo pati një lidhje labile me bashkë-aktorin Liam Hemsworth; çifti u nda më 2013.

[/break] [break] [break_title] 2011-12|Paraqitjet eksplicite [/break_title]

miley-cyrus-2011-13

Më 2011 dhe 2012, Cyrus iu përkushtua karrierës filmike. Më vonë, ajo nënshkroi një kontratë incizimi me “RCA Records” dhe nxiti reagime të mëdha me paraqitjen e saj eksplicite publike derisa promovoi albumin e saj të katërt “Bangerz” (2013).

[/break] [break] [break_title] 2013|Billboard Hot 100 [/break_title]

Miley_Cyrus_-_Wrecking_Ball_13

Singlet e saja “We Can’t Stop” dhe “Wrecking Ball” u promovuan me klipe kontroverse; ky i fundit u radhit në vendin e parë në top-listën amerikane Billboard Hot 100.

[/break] [break] [break_title] 2014|Skandal pas skandali [/break_title]

Miley-Cyrus14

Së fundi, aktorja dikur shumë e dashur për adoleshentët, në media paraqitet vetëm me skandale të cilat vazhdimisht i sjellë në skenë gjatë koncerteve të saja të shumta në mbarë botën. /NGJYRA.COM/

[/break]

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply