Fener-kullat me të njohura në botë

Shekuj me radhë fenerët sinjalizues ju kanë ndihmuar detarëve të udhëtojnë në mënyrë të sigurt.  Në ditët e sotme disa prej tyre janë qindra vjet të vjetër dhe ende funksional. Këta fenerë të vjetër janë shndërruar në monumente të popullarizuara dhe me rëndësi historike.  Shikoni këta dhjetë fenerë të ngritur në mjedise të mrekullueshme.

10. Foz do Douro, Porto, Portugali

feneri11

Ky fener sinjalizues gjendet pranë grykës së lumit Douro. Kur Oqeani Atlantik është i qetë, bregdeti është një vend i përkryer për  shëtitje romantike, megjithatë, gjatë stuhive është mirë të jeni sa më larg Oqeanit.

9. Ishulli i Princit Edward, Kanadë

feneri22

Ky ishull magjeps me peisazhet poetike dhe qetësinë e tij. Parku Kombëtar, Ishulli i Princit Edward është një shtëpi për shumë lloje të kafshëve dhe bimëve. Disa fenerë sinjalizues në plazhe janë të bukura si në kartolina.

8. Feneri i Portlandit, Kepi iElizabetës, Maine, SHBA

feneri33

I ndërtuar në vitin 1791, ky është feneri sinjalizues më i  vjetër në shtet. Vetë Presidenti George Washington ka kërkuar të përdoret guri nga zonat lokale për ndërtimin e këtij feneri. Brenda tij sot gjendet edhe një muze, i cili është i hapur për vizitorë, pa pagesë.

7. Feneri Pikënisja, Devon, Angli

feneri444

Ky fener është ndërtuar në vitin 1836, në majë të një kepi dramatik. Ai është projektuar nga  inxhinieri i famshëm i asaj kohe, James Walker, i cili ka projektuar edhe 29 fenerë të tjerë. Në ditët e sotme ky fener mund të vizitohet, qoftë individualisht apo si pjesë e ndonjërit prej turneve të shumta turistike të organizuara me udhërrëfyes gjatë të cilave, këta të fundit, rrëfejnë fakte  historike dhe interesante për Pikënisjen.

6. Moli Verior i Shën. Jozefit, Miçigan, SHBA

feneri555

Ky fener është ndërtuar në shekullin e 19-të dhe gjendet në përfundim të molit, i cili ka dalje në liqenin e mirënjohur të  Miçiganit. Gjatë dimrit valët e ngrira krijojnë formacione mahnitëse akulli. Megjithatë, ky vend është i bukur gjatë gjithë vitit.

5. Drita e Portit Holland, Miçigan, SHBA

feneri666

Ky fener i njohur edhe si, E kuqja e Madhe, gjendet në kanalin ndërmjet Liqenit Miçigan dhe Liqenit Macatawa. Drita e Portit Holland është ndërtuar në vitin 1872. Në ditët e sotmë ai është një vend i popullarizuar në këto anë dhe më së miri mund të shihet nga Parku Shtetëror Holland.

4. Drita e Kepit të Bajronit, NewSouth Wales, Australi

feneri777

I vendosur në pikën më lindore të Australisë, Kepi i Bajronit është feneri sinjalizues më i fuqishëm në këtë vend. Ai është i ngritur në një zonë shumë të bukur. Përveç pamjeve mahnitëse të oqeanit, nga kjo pikë mund të shihen edhe delfinë, breshka, balena dhe rrëshqitës mbi dallgë të oqeanit.

3. Pika Ndriçuese, Otago, Zelandë e Re

feneri888

Ky fener i shekullit të 19-të është i ngritur në një vend të mrekullueshëm në pjesën e pjerrët të Otagos: e gjithë vija bregdetare është shumë dramatike, ndërsa poshtë shkëmbit mbi ujë shihen zgjatjet e gurëve të mëdhenjë. Ky është një nga vendet më të njohura në Otago.

2. GadishulliFanad, QarkuDonegal, Irlandë

feneri999

Feneri sinjalizues i Fanadit është i ngritur në një vend spektakolar, në pjesën më veriore të Irlandës, ku nganjëherë mund të dallohen edhe Dritat Veriore. E veçanta e këtij feneri, i cili është një ndër monumentet e ndryshme të njohura të këtij gadishulli, siç është Muri i Madh Romak, janë peisazhet mahnitëse.

1. Kullae Herkulit, LaCoruña, Spanjë

feneri10 10

Ky është feneri sinjalizues më i  vjetër në botë, që ka origjinën nga një kullë e lashtë romake, për të cilën dihet se daton që nga shekulli i 2-të. Kullae Herkulit është shpallur Monument Kombëtar i Spanjës dhe është i mbrojtur nga UNESCO. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *