Gjërat që e kanë ndryshuar botën, por që i kanë shpikur femrat

Femrat sundojnë botën, thotë këngëtarja e famshme Beyonce, ndërkaq ne po ju paraqesin nëntë femra  të cilat thjeshtë i kanë ndryshuar jetët tona me shpikjet e tyre fascinuese teknologjike.

1 Grace Murray Hopper

  1. Softueri kompjuterik

Admiralja e Marinës amerikane, Dr. Grace Murray Hopper, ka qenë edhe shkencëtare e cila ka krijuar COBOL-in, softuerin e parë afarist kompjuterik user-frendly. Krahas kësaj, ajo është e para që ka përdorur shprehjen bug, për të përshkruar gabimet në sistemin kompjuterik, pasi ka zbuluar virusin e vërtetë i cili ka shkaktuar probleme në kompjuterin e saj.

2 Hedy Lamarr

  1. Transmetimi i të dhënave pa tel

Hedy Lamarr ka zbuluar sistemin sekret të komunikimit gjatë Luftës së Dytë Botërore për radio-kontroll të silurave, duke përdorur teknologjinë e re për caktimin e frekuencave, me çka ka vendosur themelet teknologjike për të gjitha – nga koneksioni pa tel deri te GPS-ja.

3 Margaret Wilcox

  1. Ngrohja në vetura

Sistemin e parë të ngrohjes në vetura, i cili ka orientuar ajrin nga motori në mënyrë që të ngrohë gishtat e mërdhirë të shoferëve aristokratë të shekullit XIX, e ka shpikur Margaret Wilcox në vitin 1893. Ajo gjithashtu ka shpikur makinën e kombinuar për larjen e enëve dhe të rrobave, të cilën dikush urgjentisht është dashur ta konstruktojë!

4 Maria Telkes

  1. Ngrohja solare e banesave

Fizikania dhe pionierja e energjisë solare, dr. Maria Telkes, në vitin 1947 është bashkuar me damën po ashtu të pakompromis, arkitekten Eleanor Raymond, në mënyrë që bashkërisht të ndërtonin shtëpinë e parë e cila në tërësi do të furnizohej me energji solare.

5 Florence Parpart

  1. Frigoriferi modern

Florence Parpart ka shpikur frigoriferin elektrik në vitin 1914.

6 Shirley Jackson

  1. Teknologjitë e telekomunikacionit

Fizikania Dr. Shirley Jackson ka qenë afro-amerikania e parë e cila ka doktoruar në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets më 1973. Gjatë punës në Bell Laboratories, ka zhvilluar hulumtimin kyç shkencor i cili ka mundësuar shpikjen e transmetimit të të dhënave me faks, touch tone telefonin, qendrat solare, kabllot përçuese të dritës dhe teknologjitë të cilat fshihen pas paraqitjes së numrit dhe thirrjes në pritje.

7 Josephine Cochrane

  1. Makina për larje të enëve

Duke shpëtuar martesa të shumta, makinën për larjen e enëve e ka shpikur Josephine Cochrane në vitin 1887. Shpikjen e saj ia ka ofruar pronarëve të hoteleve, duke shkuar në mënyrë skandaloze në takime pa përcjelle nga bashkëshorti, vëllai apo babai, andaj në fund ka hapur fabrikë të veten.

8 Marie Van Brittan Brown

  1. Sistemi sigurues i mbikëqyrjes me kamera

Marie Van Brittan Brown ka patentuar sistemin e mbikëqyrjes me kamera në vitin 1969 por ka qenë i dedikuar për sigurinë e personaliteteve, duke pasur parasysh që policia ka qenë e ngadalshme në thirrjet për ndihmë në lagjen e saj në New York.

9 Alice Parker

  1. Ngrohja qendrore

Çdo herë kur ndiheni falënderues që banesa juaj është e ngrohur mirë në stinën e dimrit, kujtojeni Alice Parkerin, e cila ka shpikur sistemin e ngrohjes qendrore me gaz në vitin 1919. Edhe pse dizajni i saj kurrë nuk është ndërtuar, ajo ishte ndër të parat që kishte shpikur shfrytëzimin e gazit natyror për ngrohje, andaj kjo damë ka inspiruar sistemet ngrohëse të ardhmërisë. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply