Gjumi i mirë, faktor kryesor për një lidhje të shëndoshë

Gjumi jokualitativ mund të ndikojë shumë keq në lidhjen tuaj të dashurisë. Nuk e dini pse? Sepse, personat që nuk janë ‘ngopur gjumë’ janë më nervozë dhe mund të vuajnë nga vështirësitë emocionale, që lidhen pastaj me problemet në raport me njerëzit tjerë.

Personat e tillë më shumë merren me vetveten dhe bëhen me egocentrik, gjë që shpie drejt mosmirënjohjes dhe shkakton dëme në raportin me partnerin.

Marrëdhënia mes partnerëve në këtë rast fillon të ftohet, kanë konstatuar shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë  – që kanë ndjekur jetën e një mori çifteve – të moshës prej 18 deri në 60 vjeç.

gjumi2222

Nga ky hulumtim është konstatuar se, personat që nuk kishin fjetur mjaftueshëm memzi kishin arritur të hartonin një listë me pesë pika – se, përse duhet të ishin mirënjohës ndaj partnerit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se, mungesa e gjumit ndikon në kualitetin e lidhjes romanike dhe çon drejt depresionit, të cilin partnerët vështirë se mund ta përballojnë andaj, dhe mund të vije deri të ndarja.

Sipas tyre, është e rëndësishme që në mbrëmje të flini me kohë, ndërkaq, nëse nuk arrini të plotësoni normën e gjumit bëjani partnerit këtë gjë me dije– që ai/ajo ta ketë parasysh gjendjen tuaj dhe të mos vije deri të ndarja për shkak të një problemi të tillë bizar. /NGJYRA.COM/ 

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply