Hierve El Agua – shkëmbi që duket si ujëvarë

Nëse e shikoni nga largësia duket si një ujëvarë e zakonshme, nëse afroheni pak më afër duket si një ujëvarë e ngrirë dhe vetëm kur t’i afroheni shumë afër do ta shihni se ky është një shkëmb, madje edhe më spektakolar se sa që mund të imagjinohet.

Hierve El Agua (“uji që vlon”) është një shkëmb, ose më saktë, një formacion i depozitave minerale në një mal në shtetin federal Oaxaca, të Meksikës.

Hierve El Agua 5

Në majë të malit ndodhet një raft natyror me dy pishina me ujë të ëmbël të cilat janë të njohura për vetitë e tyre shëruese, si dhe disa burime të pasura me karbonat kalciumi dhe magnezit.

Me kalimin e kohës, uji i pasur me minerale ka rrjedhur pika-pika përtej skajeve të pishinës, duke krijuar kështu formacionin natyror që shihet sot, apo shkëmbin e pazakontë që duket si një ujëvarë 50 metra e lartë.

Hierve El Agua 4

Zapotekët, banorët indigjentë të cilët jetojnë në këtë vend për më shumë se 2000 vjet, dikur i kanë përdorur këto burime uji për ujitje, ndërsa  kanalet e krijuar në këtë shkëmb të pazakontë, të cilët   kanë kontribuar në dukjen e tij të tanishme, kanë mbetur të paprekur për gati dy mijë vjet – janë ngrirë në kohë dhe hapësirë. /NGJYRA.COM/

Hierve El Agua 15 Hierve El Agua 6 Hierve El Agua 12 Hierve El Agua 13 Hierve El Agua 9 Hierve El Agua 1 Hierve El Agua 2 Hierve El Agua 8 Hierve El Agua 7 Hierve El Agua 14 Hierve El Agua 10

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply