Ishujt e braktisur të Pablo Escobarit

Ishujt privatë të braktisur të narko-shefave tani janë vetëm kujtime “të kalbura” të operacioneve të dikurshme të fuqishme multi-milionëshe të drejtuara nën kamxhikun e Pablo Escobarit, karteli i të cilit në një moment kontrollonte 80 për qind të tregtisë botërore me kokainë.

Të vendosura në ujërat përreth ishujve “Islas Del Rosario”, këta ishuj privat kanë qenë “vatra vikendi” për bosët famëkëqij të karteleve Medelin dhe Cali gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar, kur kanë qenë në kulmin e ndikimit politik dhe të shpëlarjes ndërkombëtare të parave.

Tani vilat, pishinat, kopshtet janë lënë në mëshirën e egër të natyrës dhe janë pjesë e “Turit të Pablo Escobarit”, të cilat janë bërë të popullarizuara për turistët pas tërheqjes së kartelit kolumbian.

escobar5

Atraksioni kryesor për të gjithë ata të cilët vendosin ta vizitojnë bregdetin e qytetit të Kartagjenës është gjithsesi Pallati i Escobarit, i cili më 1993 është vrarë në përleshje me policinë.

Dikur rezidencë luksoze ka pasur klubin e vet të natës, ndërkaq vizitorët tani, siç shkruajnë mediumet britanike, mund vetëm t’i imagjinojnë shkëlqimin, glamurin dhe njerëzit e pispillosur, të cilët kanë shkuar aty për t’u argëtuar, por edhe që në ndonjë skaj të sallës kryesore të merren vesh për punët e tyre të rrezikshme.

Ciceronët turistikë tani mund vetëm të flasin se si me mjete të fuqishme lundruese dhe me avionë transportohej droga. Gjatë atyre viteve ’80, janë transportuar edhe nga 11 tonë kokainë vetëm me një avion.

Pishina të cilën, siç edhe  besohet, Escobari e ka admiruar, tani është e mbushur vetëm me ujë shiu. Muret e vilës, të cilat janë punuar nga një lloj i rrallë i koraleve nga Deti i Karaibeve, po rrënohen ngadalë…

escobar8

E vetmja gjë që ka mbetur akoma që nga koha e Escobarit është pamja tepër e mrekullueshme e bregdetit, i cili tani është vend i preferuar i pasanikëve nga Medelini, qytet në verilindje të shtetit dhe dikur qendër e narko-tregtisë.

Para dy deceniesh pjesëtarët e Kartelit Cali kanë hedhur bombë në njërën nga shtëpitë e Escobarit dhe që nga atëherë këto ndërtesa janë lënë në mëshirën kohës,duke pasur parasysh që narko-bosët ose janë vrarë, ose janë burgosur.

escobar1

Shpëlarja e parave ka qenë mbretëria kryesore e Escobarit, ndërkaq receta kryesore e tij për sukses ka qenë relativisht e thjeshtë: “Mitoseni dikë këtu, dikë atje dhe korruptojeni bankierin që t’ju kthejë paratë”.

Pasuria e Escobarit në vitin 1989 është vlerësuar në rreth 9 miliardë dollarë, gjë që e ka vendosur midis 7 njerëzve më të pasur në botë.

Vendin e tij zyrtarët e kanë quajtur vend dhune dhe të narko-trafikantëve në Kolumbi. Mirëpo, transferimi i drogës, të cilën e ka licencuar Escobar, nuk është zvogëluar shumë dhe po i shkakton kokëçarje pushtetit kolumbian edhe sot e kësaj dite. /© NGJYRA.COM/  

Pablo-Escobar escobar7 escobar6 escobar4

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply