Ja si jepen dhuratat, bakshishet … nëpër botë

Pas një shërbimi të mirë më së vështiri është të vendosësh se cili bakshish do të jetë i përshtatshëm, në mënyrë që të mos jetë ofenduese apo edhe tepër e lartë. Të shohim zakonet e disa vendeve turistike.

Egjipt

Në restorante jepen 10 deri 15 për qind nga shuma e caktuar e faturës. Shërbyeset e dhomave apo bartësit e valixheve do të jenë të lumtur nëse do t’ua jepni 50 centë apo një euro.

Francë

Në kafene 10 deri në 15 për qind të shumë së caktuar të faturës. Bakshishi lihet në tavolinë. Taksistëve u lihet 10 për qind.

Greqi

Në restorante lihen 10 për qind të shumës së faturës, ndërkaq në tavernat e popullarizuara më së shumti një euro. Bakshishi është llogaritur në çmimin e vozitjes me taksi.

bakshish5555

Irlandë

Në restorante lihet bakshishi në lartësinë prej 10 për qind të shumës së faturës. Në pabe dhe bare kurrë nuk lihet bakshish.

Itali

Në restorante bakshishi nuk është i obligueshëm, por kamerierët nuk do ta refuzojnë. Më së shpeshti llogaritet si “coperto”, një lloj shpërblimi për mbulesën e tavolinës dhe për bukë.

Kanada

Edhe në Kanada, si edhe në SHBA, nëpër restorante dhe piceri bakshishi kap shumën prej 15 deri në 20 për qind të shumës së faturës. Ky në të vërtetë është edhe shpërblimi për kamerierin. Nganjëherë bakshishi është i llogaritur në faturë dhe si e tillë edhe theksohet në faturë. Bartësit të valixheve u jepet një dollar kanadez, sa edhe shërbyeses së dhomës. Bakshishi për taksistët është 15 për qind.

Portugali

Në restorante dhe kafene lihet bakshishi midis 10 dhe 15 për qind të shumës së faturës. Në çmimin e vozitjes me taksi është e llogaritur, mirëpo megjithatë dy deri në pesë centë apo rrumbullakojeni në një euro të plotë.

bakshish2222

SHBA

Bakshishi në SHBA është i obliguar në restorante dhe piceri në shumën prej 15 deri 20 për qind të faturës, sepse ky pikërisht është edhe shpërblimi i kamerierit – shërbyesit. Nganjëherë bakshishi mund të jetë i llogaritur në faturë por gjithnjë është e theksuar. Bartësit të valixheve u jepet një deri në dy dollarë amerikanë për valixhe, ndërkaq shërbyeses së dhomës një deri në dy dollarë për natë. Bakshishi i taksistëve është 15 për qind.

Slloveni

Meqenëse Sllovenia bën pjesë ndër vendet ku bakshishi është zakon, ai është 5 deri në 10 për qind të shumës së faturës në objektet hoteliere. Taksistëve u rrumbullakohet çmimi në shumën e plotë dhe është mirë t’u jepet edhe një euro më tepër. Në hotele bartësit të valixheve u jepet një euro, ndërkaq shërbyeses së dhomës për një natë një euro, por për qëndrim deri në  një javë mjaftojnë 4 euro.

bakshish6666

Spanjë

Spanja nuk dallon nga Portugalia.

Tajlandë

Është i zakonshëm bakshishi prej 20 për qind nga shuma e faturës. Konsiderohet ofenduese nëse lihet më pak se 20 bath (përafërsisht 3,50 kuna).

Turqi

Është i zakonshëm bakshishi në restorante 10 për qind të shumës së faturës. Në objekte më të vogla, si p.sh. nëpër qebaptore bakshishi si shenjë falënderimi mund të jetë ofrimi i një cigareje. Bakshishi është llogaritur në çmimin e vozitjes me taksi.

bakshish8888

Britani e Madhe

Në restorante lihet bakshishi në lartësi prej 10 deri 15 për qind nga shuma e faturës. Në pabe dhe bare kurrë nuk lihet bakshish. Më mirë është t’i paguani një pije banakierit, të cilën ai nuk është thënë ta pijë menjëherë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *