Jeta e femrës nëpër vite

Puthjen e parë në moshën 15-vjeçare, gjen “dashurinë për tërë jetën” në moshën 27-vjeçare, fitimi më i madh në moshën 39-vjeçare, ndërsa në moshën 48-vjeçare heq dorë nga veshja e bikinit.

Studimet e reja tregojnë që femrat në moshën 34-vjeçare janë më të lumtura, si edhe shumica e tyre humb virgjërinë në moshën 16-vjeçare. Ndërkaq më shumë se një e treta e femrave të cilat kanë më shumë se 60 vjeç bëjnë dashuri së paku një herë në javë.

Po ju tregojmë se si duket jeta e një femre sipas viteve:

14. Më së vështiri është përballja me këto vite. Hormonet ju “shpërthejnë”, ndërkaq prindërve u dhemb koka, sepse brengosen për interesimin tuaj për djelmoshat, grimin dhe alkoolin.

16. Para një viti për herë keni pasur puthjen e parë, tani ka ardhur koha të humbni virgjërinë. Sipas hulumtimeve më të reja, vajzat në të shumtën e rasteve, virgjërinë e humbin në moshën 16 vjeçe.

femra jeta2

18. Virgjërinë e keni humbur para dy vjetësh, ndërkaq tani është koha të përjetoni orgazmën e parë.

20. Këto janë vitet ideale për të krijuar lidhje. Edhe pse jeni seksualisht aktive tanimë katërt vjet, në moshën 20-vjeçare jeni emotivisht më të pjekura dhe të gatshme për të hyrë në lidhje.

25. Femrat e kësaj moshe kanë më së paku vetëbesim seksual. Në këto vite, vajzat janë të preokupuara me trupat e tyre “të paperfeksionuar”.

27. Femrat gjatë jetës dashurohen mesatarisht katër herë, por rreth moshës 27 vjeçe do të gjejnë “mashkullin e vërtetë”.

28. Edhe pse në moshën e këtillë janë në lidhje të gjatë, akoma u nevojitet bindja që janë të dëshiruara, andaj në moshën 28 vjeçare më së shpeshti tradhtojnë partnerin.

29. Në moshën e këtillë femrat më së shpeshti shkojnë për të jetuar me partnerin apo blejnë banesë të përbashkët, shtëpi… Kjo jep më shumë hapësirë për “lindje” të bebeve.

30. Në moshën 30-vjeçare, më së shpeshti martohen, mirëpo këto nuk janë vitet në të cilat, në shumicën e rasteve, lindin bebe.

femra jeta8

32. Pas vitesh “bredhjeje”, në moshën 32-vjeçare zbulon frizurën e përsosur!

34. Vitet më të mira për lindje janë, sipas hulumtimeve të reja, mosha 34 vjeçe. Sipas një ankete e cila është bërë, shumica e femrave të cilat kanë lindur para kësaj moshe, mendërisht dhe financiarisht nuk kanë qenë të gatshme për këtë.

35. Derisa harmonizojnë punën me amësinë, femrat përjetojnë stres të jashtëzakonshëm. Më së shumti në vitin e parë të lindjes së fëmijës.

38. Pasi që të kalojnë disa vite të para në jetën e fëmijës, femra është sërish qëndron në këmbë të veta. Në moshën 38 vjeçe është periudha ideale që më së shumti arrin sukses në karrierë.

39. Femra mesatare në moshën 39 vjeçe do të fitojë më së shumti para, mirëpo megjithatë, kjo do të jetë gjithmonë për 20 për qind paga më e vogël se pagat e meshkujve të moshës së tillë.

40. Jeta mund të fillojë! Pikërisht, në këtë moshë, femrat më së shpeshti divorcohen. Derisa meshkujt divorcin e bëjnë në moshën 43 vjeçare.

Wallpapers Market

47. Këto vite janë të fundit në të cilat femra komode ndihet në bikini. Që në ditëlindjen e ardhshme do të veshë bikini njëpjesëshe.

49. Shumica kthehen në “bejbi mod”. Këto  janë vitet në të cilat dikush për herë të parë do të bëhet gjyshe.

50. Në moshën 50-vjeçare shumica e femrave kënaqen. Mirëpo, shenjat e tilla të pleqërisë fillojnë në mënyrë rapide të shtohen, andaj shumica e femrave bien në depresion.

51. Femrat humbin menstruacionet. Atëherë fillojnë të mendojnë që janë të pavërejtura dhe jo interesante për meshkujt.

52. Në këtë moshë më së shpeshti vendosin për kirurgjinë plastike dhe për forma të tjera të rinimit.

60. Pa kurrfarë brenge që mund të  mbeteni shtatzënë, jeta juaj dashurore dhe seksuale mund të zhvillohet pa pengesa. Sipas studimeve, është konstatuar që 37 për qind e njerëzve të martuar, të cilët kanë më shumë se 60 vjet, bëjnë dashuri së paku një herë në javë.

63. Femrat më në fund relaksohen. Nëse akoma punojnë, atëherë në moshën 63-vjeçare dalin në pension.

65. Dashuria kurrë nuk  vdes! Studimet kanë treguar që femrat në këtë moshë, nëse janë të vetme, gjejnë partnerin.

82. Jeta mesatare e femrës vlerësohet të jetë 82 vjeç. /NGJYRA.COM/

femra jeta7

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply