Kalaja prej trupave të njerëzve – një garë marramendëse spanjolle

Duket qartë se spanjollët dinë të bëjnë gara – së paku kjo është përshtypja që krijohet kur dëgjon për garat e tyre unikate në botë. Një garë interesante që zhvillohet në këtë vend, është ajo e ndërtimit të kalasë nga trupat e njerëzve, ku marrin pjesë disa ekipe ngjyrash të ndryshme.

Gara ka të bëjë me ndërtimin sa më të shpejtë, sa më të lartë, dhe sa më të qëndrueshëm të kalasë nga trupat e njerëzve, që ngjiten mbi njëri tjetrin.

kalaja njerezore10

Fillimisht krijohen disa rrathë prej njerëzve, të cilët bartin mbi supet e tyre rrethin e dytë, ata të tretin, dhe kështu me radhë, derisa në maje të kalasë të ngjitet një person i vetëm.

Kjo garë duket shumë argëtuese për publikun dhe shumë sfiduese për pjesëmarrësit, që gjatë ndërtimit të kalasë tregojnë shkathtësi të jashtëzakonshme fizike dhe të drejtëpeshimit.

Pjesëmarrës në këtë garë janë dhe fëmijët, të cilët për shkak të peshës së vogël dhe shkathësisë së tyre për t’u ngjitur, janë ata që kanë për detyrë të ndërtojnë majën e kalasë.

Për më shumë shikojeni video-materialin në vijim, i cili shpjegon bukurinë e kësaj gare mjaft të rrezikshme – që shpesh kalon me lëndime të lehta të pjesëmarrësve – dhe ngazëllimin e publikut. /NGJYRA.COM/

kalaja njerezore7 kalaja njerezore9 kalaja njerezore5 kalaja njerezore1 kalaja njerezore4 kalaja njerezore3 First day of 25th Human Towers "Castells" Competition in Tarragona

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply