Kërcimi me parashutë nga “apartamenti në hapësirë”

Adhuruesit e sporteve ekstreme nuk kanë të ndalur kur bëhet fjalë për realizimin e ëndërrave të tyre. Dëshmia më e mirë për këtë është hedhja me parashutë nga shtrati-rrjetë në kanionin Moab, në Utah të SHBA-ve.

Duke e kombinuar shtratin për relaksim me ecjen nëpër litar dhe hedhjen me parashutë nga pika fikse, një ekuipazh sypatremburish e kishin kaluar festën e Falënderimeve duke kërcyer nga “Apartamenti në hapësirë”.

Për të arritur deri tek rrjeta qëndrore, rreth 123 metra e lartë, atyre iu është dashurë të  ecin nëpër njërin prej pesë litarëve, disa prej të cilëve ishin të gjatë edhe deri në 80 metra, me të cilët kjo pajisje  jo e rëndomtë ishte e lidhur për shkëmbinjtë e lartë.

Moab parashuta2

Andy Lesis e kishte konceptuar këtë ide të fortë, për realizimin e së cilës i ishte nevojitur ndihma e mbi 50 njerëzve, me të cilët për tri ditë i kishin bërë të gjitha instalimet e nevojshme  për një “fluturim” të sigurt. /NGJYRA.COM/

Moab parashuta3 Moab parashuta4 Moab parashuta5 Moab parashuta6 SONY DSC

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply