Këto janë qytetet me trafikun më të keq në botë

Sipas një studimi të bërë nga Castrol, banorët e Xhakartës – për shkak të tollovisë së madhe në komunikacion – mesatarisht, brenda një viti, ndezin dhe fikin motorët e makinave të tyre 33.240 herë.

Menjëherë pas Xhakartës pasojnë; qyteti turk Stambolli, që ndiqet nga Mexico City.

INDONESIA-SOCIAL-TRAFFICKjo fotografi, e realizuar më 20 janar të këtij viti, tregon trafikun e dendur në Xhakartë – që është zgjedhur si qyteti me trafikun më të keq në botë. Foto: AFP

Ky studim interesant, të cilin e përcjellë revista Time, është kryer në 78 shtete (fatkeqësisht jo dhe në Kosovë apo Shqipëri) – ndërsa rezultati është nxjerrë duke e shumëzuar faktorin e fikjes dhe ndezjes së motorëve të makinave brenda një kilometri me gjatësinë e rrugës që përshkojnë veturat brenda atij shteti.

stambolli0101Stambolli

Kështu, herën tjetër kur të ngecni në komunikacion – duhet ta keni parasysh se ka dhe më keq – por, gjithashtu dhe më mirë.

Sidoqoftë, në vijim ju sjellim 10 qytete me trafikun më të keq në botë, por dhe ato me trafikun më të mirë. /NGJYRA.COM/

Mexico City333Mexico City

Qytetet më trafikun më të keq

10. Buenos Aires, Argentina – 23,760

9. Guadalajara, Mexico – 24,840

8. Bangkok, Thailand – 27,480

7. Rome, Italy – 28,680

6. Moscow, Russia – 28,680

5. St. Petersburg, Russia – 29,040

4. Surabaya, Indonesia – 29,880

3. Mexico City, Mexico – 30,840

2. Istanbul, Turkey – 32,520

1. Jakarta, Indonesia – 33,240

Qytetet me trafikun më të mirë

tampere111Tampere

10. Kosice, Slovakia – 7,440

9. Copenhagen, Denmark – 7,440

8. Brno, Czech Republic – 7,320

7. Porto, Portugal – 7,200

6. Antwerp, Belgium – 7,080

5. Brisbane, Australia – 6,960

3. Abu Dhabi, United Arab Emirates – 6,840

3. Bratislava, Slovakia – 6,840

2. Rotterdam, The Netherlands – 6,360

1. Tampere, Finland – 6,240

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *