Libri që shndërrohet në llambë

Në mesin e shumë ideve inovative që kanë përdorim estetik dhe funksional, radhitet edhe llamba Lumio. Ajo mund të marrë forma të ndryshme varësisht nga nevojat.

Llamba Lumio fare lehtë mund të shërbejë për të krijuar atmosferë romantike brenda dhomës tuaj, mu sikurse dhe për të krijuar atmosferë pune.

Lumio 777

Pasi që ka formën e librit, Lumio mund të merret me vete, ndërsa është e përshtatshme edhe si dhuratë.

Brenda saj ka copëza magneti, andaj mund të ngjitet në secilën sipërfaqe metalike.

Lumio 222

Llamba funksionon sapo të hapet libri, ndërsa bateria zgjat 8 orë dhe mbushet me rrymë.

Kjo llambë kushton rreth 150 dollarë. /NGJYRA.COM/

Lumio-333 Lumio 555 Lumio 111

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply