Me optimizëm drejt shëndetit më të mirë

Edhe pse që një kohë të gjatë dihet se mendimi pozitiv ndikon në të gjitha aspektet e jetës së njeriut, ka  ende shumë njerëz që nënçmojnë ndikimin e tij. Megjithatë, një studim i ri tregon se optimizmi sjell shumë dobi në jetë…

Në vitet e fundit është folur shumë për rëndësinë e optimizmit, si një prej faktorëve kryesorë që ndikojnë në shëndetin psikik dhe fizik të njeriut.

Kjo gjë tashmë është vërtetuar edhe në një studim që e kanë bërë shkencëtarët amerikanë, të cilët kanë zbuluar se, gjatë mendimeve pozitive në trurin e njeriut rrjedhin komponentët kimikë – që forcojnë imunitetin dhe kështu ndikojnë në shëndetin e mirë të njeriut.

Senior couple having fun

Shkencëtarët kanë konstatuar se pacientët e sëmurë që arrijnë të ruajnë optimizmin dhe disponimin e mirë shumë më lehtë shërohen dhe ndjehen më mirë. Sipas tyre, komponentët që derdhen në tru i dërgojnë sinjale trupit që të rikuperohet në mënyrë natyrore.

Ndërkaq, procesi i shërimit te pacientët – që janë pesimistë rreth gjendjes së tyre shëndetësore dhe jetës në përgjithësi, sipas studiuesve, është më i gjatë – dhe këta persona kanë një sërë komplikimesh shëndetësore që nuk vërehen te njerëzit optimistë.

optimisti333

Në këtë studim kanë  marrë pjesë pacientët që lëngonin nga sëmundjet më të lehta.

Përkundër faktit se ka ende njerëz që nuk e vlerësojnë optimizmin sa duhet, studimet e vazhdueshme, ku bën pjesë edhe ky i fundit, e dëshmojnë rëndësinë e tij në jetën e njeriut. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply