Mendoni se dini çdo gjë mbi seksin? Mashtroheni!

Keni përvojë, andaj mendoni që dini çdo gjë mbi seksin? Epo nuk është kështu. Fakte të shumta për aktivitetin e këtillë argëtues nuk i dini…

Në vijim po ju sjellim 11 fakte më interesante të panjohura mbi  seksin:

  1. Mashkulli mesatar, i shëndetshëm, prodhon përafërsisht 300 milionë spermatozoide gjatë orgazmës. Vetëm një mjafton për të pllenuar qelizën vezore.
  2. Edhe pse ndoshta ju duket ndryshe, zgjatja e orgazmës është më e madhe te femrat sesa te meshkujt. Ajo zgjat mesatarisht 20 sekonda, gjë që është për 14 sekonda rezultat më i mirë sesa te meshkujt.
  3. Orgazma është e mirë për shëndetin tuaj. Te femrat zvogëlon rrezikun nga pika në zemër, infarkti, kanceri i gjirit dhe depresioni.
  4. Seksi është ushtrim i shkëlqyeshëm fizik. Gjatë tridhjetë minutave të marrëdhënies mund të digjni 200 kalori.
  5. Një hulumtim kanadez ka treguar që të gjitha femrat, pavarësisht nga përcaktimi seksual, reagojnë ndaj stimulimeve të ndryshme seksuale. Kështu mund të eksitohet trupi edhe i mashkullit edhe i femrës.
  6. Kur jemi të eksituar, shumë më pak ndiejmë gërdi ndaj gjërave të caktuara.
  7. Shkencëtarët kanë dëshmuar që gjatë stimulimit të vagjinës, klitorisit dhe sisëve ndodhin aktivitete të ndryshme në pjesë të trurit.
  8. Njerëzit të cilët flasin hapur për seksin janë më të kënaqur me jetën e tyre seksuale.
  9. Disa individë thonë që, derisa mendojnë për ushqimin, përjetojnë diç ngjashëm me eksitimin seksual.
  10. Nëse është për t’u besuar shkencëtarëve, shumë më mirë përballojmë dhembjen kur jemi të eksituar.
  11. Pjesa e trurit është e ngarkuar me frikën dhe anksiozitetin nuk tregon kurrfarë aktiviteti gjatë orgazmës. /NGJYRA.COM/  panjohura1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply