Miniera e pabesueshme e squfurit në Indonezi

Kawah Ijen është një vullkan i pasur me squfur që gjendet në pjesën lindore të ishullit Java, në Indonezi. Minatorët që nxjerrin squfurin ecin këmbë deri në maje të vullkanit, në lartësi prej 2.640 metrash, ndërsa brenda tij hyjnë përmes një krateri përplot acid sulfurik, në thellësi prej 200 metrash.

Mund të imagjinoni se me çfarë rreziqesh ballafaqohen minatorët në këtë minierë dhe atë për vetëm 13 dollarë në ditë.

Duke ndriçuar rrugët me pishtarë, ata hyjnë në minierën ku temperatura arrin shkallën e vlimit, me aq dritë sa të mund të shohin vetëm një liqe të squfurit të shkrirë.

squfuri indonezi 016

Pasi ftohet squfuri dhe e merr ngjyrën e verdhë, minatorët e shkërmoqin atë nga muret e kraterit. Secili minator ndërkaq, nxjerr rreth 70 kg squfur në koshere.

Edhe më i frikshëm është fakti se, shumica e minatorëve nuk bartin maska mbrojtëse apo çfarëdo pajisje  – që do t’i mbronte ata nga kontakti me një element kaq të rrezikshëm.

Fotografi francez, Olivier Grunewald, iu është bashkuar minatorëve për të regjistruar një mori fotografish të pabesueshme.

squfuri indonezi 007

Fotografitë e mrekullueshme në serialin e njohur si “Kawah Ijen by Night” (Kawah Ijen gjatë natës), tregojnë punën e mundimshme që bëjnë minatorët dhe, njëkohësisht, peizazhin natyror të vullkanit.

Krahas fotografive të Olivierit, ju sjellim edhe fotografitë e realizuara nga Felipe Bascunan për IBTimes, i cili ka regjistruar procesin e përpunimit të squfurit jashtë minierës. /NGJYRA.COM/

squfuri indonezi 009 squfuri indonezi 008 squfuri indonezi 020 squfuri indonezi 011 squfuri indonezi 016 squfuri indonezi 006 squfuri indonezi 005 squfuri indonezi 001 squfuri indonezi 022 squfuri indonezi 025 squfuri indonezi 024 squfuri indonezi 026 squfuri indonezi 027 squfuri indonezi 029 squfuri indonezi 028 squfuri indonezi 040 squfuri indonezi 033 squfuri indonezi 034 squfuri indonezi 035 squfuri indonezi 036 squfuri indonezi 037 squfuri indonezi 038 squfuri indonezi 039 squfuri indonezi 032 squfuri indonezi 031

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply