Një resort fantastik mes drunjve në Tajlandë

Kompania projektuese, “Sicart & Smith Architects” ka dizajnuar “Suan Kachamudee”, një resort fantastik në plazhin Koh Samui të Tajlandës.

Ky kompleks është i pozicionuar në një kodër, mes shkëmbinjve dhe drunjve, ndërsa ka pamje të bukur drejt detit.

Projektuesit theksojnë se qëllimi i tyre ishte të krijonin kontraste të bukura mes objektit dhe ambientit që e rrethon – duke shfrytëzuar format e çrregullta dhe fasadë të bardhë.

resorti tajlande 002

Po ashtu dizajni i këtij resorti është bërë në atë mënyrë që të jetë një hapësirë ideale që ofron freski nga klima tropikale që zotëron në këtë pjesë të botës.

Resorti posedon një pishinë të madhe, ndërsa 8 apartamente gjenden në pesë blloqe të ndara, me terraca të mëdha, si dhe ka një qëndrim të përbashkët ditor dhe Spa qendrën.

Fotografitë ndërkaq, janë realizuar nga Anne Sophie Maestracci. /NGJYRA.COM/

resorti tajlande 003 resorti tajlande 004 resorti tajlande 005 resorti tajlande 006 resorti tajlande 007 resorti tajlande 008 resorti tajlande 009 resorti tajlande 010 resorti tajlande 011 resorti tajlande 012 resorti tajlande 013

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply