Një shtëpi për aventurierë

Shtëpia të cilën po ua prezantojmë sot është dëshmia më e mirë sesi arkitektët kanë arritur të kapin personalitetin e pronarit  – të cilin e kanë inkorporuar brenda projektit të ndërtuar.

Arkitektët e studios projektuese, “IDIN”, kanë projektuar këtë shtëpi shumë moderne në Nakhon Ratchasima të Tajlandës, sipas kërkesës së pronarit – që kishte kërkuar dinamikë dhe pamje në natyrë.

shtepia avent2

Ai kishte kërkuar një shtëpi për aventurier – pasi që është person i dhënë pas udhëtimeve në natyrë dhe biznesit njëkohësisht.

Personaliteti i pronarit identifikohet me pamjen e jashtme të shtëpisë, ndërsa kësaj i ndihmon edhe ambienti i egër ku është ndërtuar ajo.

Hapësira e brendshme duket më relaksuese – ndërsa ofron komoditet.

shtepia avent8

Mobilet janë përzgjedhur me kujdes, deri në detajin më të vogël.

Përkundër faktit se brendia është e tipit minimalist – këtu bëhet fjalë për një shtëpi që ofron ngrohtësinë dhe bukurinë e të jetuarit. /NGJYRA.COM/

shtepia avent4 shtepia avent3 shtepia avent12 shtepia avent13 shtepia avent14 shtepia avent7 shtepia avent6 shtepia avent11 shtepia avent9 shtepia avent10 shtepia avent1 shtepia avent15

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply