Pamela Anderson – seks simboli nga provinca

[break] [break_title] 1967/88| Fëmijëria provinciale [/break_title]

pamela1111

Pamela Denise Anderson u lind më 1 korrik 1967. Fëmijëria e saj përflitet të ketë qenë e vështirë, me probleme të shumta, madje ishte përdhunuar nga një grup meshkujsh… Fotoja e mësipërme tregon pamjen e vërtetë të një vajze të pafajshme, Pamela Andersonin origjinal (pa silikon), para se të shndërrohej në yll botëror…

[/break] [break] [break_title] 1989| Zbulohet ylli [/break_title]

pamela3333

Në një ndeshje të ragbit, në ligën profesionale të Kanadasë, një kameraman e fokusoi kamerën e tij drejt një tifozeje të zjarrtë, ndërsa veprimi i tij mori aprovimin e publikut kur ajo u shfaq në ekranin e madh. Vajza ishte Pamela Anderson, e veshur me një fanellë me mbishkrimin “Birra Labatt’s”, ndërsa dukja e saj bëri që menaxhmenti i birrarisë (që e prodhonte këtë birrë) pa u hamendur t’ia ofronte një kontratë për reklamë. Nuk vonoi shumë dhe Pamela mori një ofertë nga revista e famshme për meshkuj, “Playboy” – për të zbukuruar ballinën e një numri të kësaj reviste – ku do të paraqitej edhe disa herë gjatë karrierës së saj. Po ashtu, këtë vit Pamela u njoftua me aktorin Scott Baio, me të cilin qëndroi në lidhje deri në vitin 1993.

[/break] [break] [break_title] 1990| Debutimi në TV [/break_title]

pamela44444

Në këtë vit, Pamela debutoi në rolin dytësor në serialin “Married… with Children”, për të vazhduar pastaj me role episodike në “Charles in Charge” dhe “Tool Time…”

[/break] [break] [break_title] 1993| Baywatch, seriali i famës [/break_title]

pamela55555

Anderson këtë vit iu bashkua ekipit të serialit të famshëm Baywatch, ku luante rolin e shpëtimtares C.J. Parker – bashkë me David Hasslehoff, Yasmine Bleeth dhe Alexandra Paul.

[/break] [break] [break_title] 1995| Martesa e parë [/break_title]

pamela666666

Pas një shoqërimi jo më të gjatë se katër ditë, gjatë pushimeve në Cancun të Meksikës, Pamela u martua me bateristin e Mötley Crüe, Tommy Lee – me prezencën e vetëm 8 personave. Familja e saj mori vesh për martesën e saj nga mediat, ndërsa Pamela kishte deklaruar se Lee ia kishte rrëmbyer zemrën, edhe pse kjo ishte hera e parë që kishte dëgjuar për të apo ishte takuar me të.

[/break] [break] [break_title] 1996| Fëmija i parë [/break_title]

pamela77777

Këtë vit Lee dhe Anderson u bënë prindër të fëmijës së parë, të cilin e pagëzuan me emrin Brandon. Megjithatë, jeta nuk i shkonte si duhej – ngase, për shkak të problemeve me alkool që kishte Lee dhe përplasjeve të vazhdueshme që kishin mes tyre, Pamela kërkoi divorcin. Sidoqoftë, me vonë u pajtuan, ndërsa Pamela hoqi dorë nga seriali Baywatch – siç ishte shprehur ajo, për të pasur më shumë kohë për djalin e porsalindur.

[/break] [break] [break_title] 1997| Videoja e famshme [/break_title]

pamela8888

Çifti këtë vit kishte raportuar se dikush ua kishte vjedhur një video-material intim nga shtëpia e tyre – që e kishin xhiruar gjatë muajit të mjaltit. Pasi ishte shpërndarë me shpejtësi në mbarë botën nëpërmjet internetit, Anderson dhe Lee pa sukses e kishin paditur shtëpinë filmike Penthouse për të ndaluar shpërndarjen e fotografive intime nga ky video-material. Në vitin 2002, me vendim të gjykatës, ata kishin marrë një kompensim prej 740.000 dollarësh secili nga kjo kompani – që e kishte shitur video-materialin pornografik të tyre – por, kjo ishte e tëra. Po këtë vit Anderson u bë nënë për herë të dytë, pasi lindi djalin tjetër, Dylan Jagger.

[/break] [break] [break_title] 1998| Fundi dramatik [/break_title]

Pamela Anderson & Tommy Lee Custody Case

Pamela për herë të dytë mbushi formularin e divorcit nga Tommy Lee. Madje, ajo e kishte denoncuar atë për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj, gjë që rezultoi me arrestimin e tij nga policia, dhe dënimin prej gjashtë muajsh burg.

[/break] [break] [break_title] 1999| Ripajtimi dhe zvogëlimi i gjoksit [/break_title]

pamela 10 10 10

Këtë vit Pamela kishte vendosur të zvogëlonte sasinë e silikonit që kishte injektuar një gjoksin e saj, sepse e kishte kuptuar se kishte krijuar imazhin e një femre – kokëboshe dhe e tëra gjoks – së paku ashtu ua kishte thënë mikeve të saja të ngushta. Po ashtu, këtë vit ajo u pajtua me Lee-n, duke thënë se ai ka ndryshuar si person dhe se mosmarrëveshjet mes tyre kishin qenë “incidente të izoluara”.

[/break] [break] [break_title] 2002| Një tjetër akuzë [/break_title]

pamela11 11 11

Anderson këtë vit e akuzoi Lee-n se e kishte infektuar me hepatit C, pasi kishin përdorur të njëjtin mjet të tatuazhit – ndërsa priste vendimin e gjykatës për përkujdesjen e plotë ndaj fëmijëve të tyre, proces ky i rifilluar në vitin 2001 – e që nuk mori fund deri në vitin 2003. Megjithatë, në publik, herë pas here shfaqeshin videot e tyre të zjarrta nga turnetë e ndryshme.

[/break] [break] [break_title] 2003| Pamela e animuar [/break_title]

pamela12 12 12

Këtë vit pamella huazoi zërin e saj për filmin, respektivisht, serialin e animuar “Stripperella”, që shfaqej në Spike TV. Sidoqoftë, ky serial pati jetë të shkurtër sepse zgjati vetëm një vit.

[/break] [break] [break_title] 2004| Yll dhe autore [/break_title]

pamela13 13 13

Anderson këtë vit botoi librin e saj të parë, të titulluar “Star” (Ylli), që përcjell jetën e një vajze provinciale që shndërrohet në seks-simbol. Sigurisht, ju duket gjë e njofshme kjo…

[/break] [break] [break_title] 2005| Punët e vogla, fama e vogël [/break_title]

pamela14 14 14

Gjatë këtij viti Anderson mori pjesë në një fushatë kundër sëmundjes AIDS, si dhe u angazhua në serialin televiziv “Stacked” – komedi për një vajzë që menaxhon një librari familjare – që zgjati dy sezone.

[/break] [break] [break_title] 2006| Martesa 2-4 dhe divorci i dytë [/break_title]

pamela15 15 15

Pasi kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre me fejesë, Anderson dhe Kid Rock kishin organizuar tri dasma të njëpasnjëshme, në Saint-Tropez, në Beverly Hills dhe të fundit në Nashville. Dhe, lumturia e tyre zgjati deri në muajin nëntor të këtij viti, kur edhe kërkuan divorc nga njëri-tjetri.

[/break] [break] [break_title] 2007| E treta e vërteta – megjithatë, JO! [/break_title]

pamela 16 16 16

Gjatë xhirimeve të një shou në Las Vegas, Pamela u martua me shokun e saj të kahmotshëm Rick Salomon (që njihet më shumë si personi i cili ishte pjesë dhe shpërndarës i video-materialit pornografik me Paris Hilton në Paris). Në dhjetor, ajo i dha fund edhe kësaj martese, duke kërkuar divorc – që u zyrtarizua disa muaj më vonë.

[/break] [break] [break_title] 2008| Ribashkimi Pam & Tommy [/break_title]

pamela 17 17 17

Tommy dhe Pamela u bashkuan sërish këtë vit, ndërsa Tommy kishte deklaruar se pasi që ishin përpjekur 800 herë të jenë bashkë, pse të mos provojnë edhe 801 herë. Pamela bashkë me dy fëmijët e saj kishte shkuar të jetonte në shtëpinë e Tommy-t, por ky ribashkim nuk zgjati shumë.  Pamela shumë shpejt filloi një lidhje me sërfistin Jamie Padgett.

[/break] [break] [break_title] 2010| Në spektaklin “Dancing with the Stars” [/break_title]

pamela 18 18 18

Pamela këtë vit nënshkroi kontratën që të bëhej pjesë e edicionit të 10-të të spektaklit “Dancing with the Stars”, bashkë me valltarin profesionist Damian Whitewood. Megjihatë, aventura e saj nuk zgjati shumë sepse juria e skualifikoi qysh në muajin prill.

[/break] [break] [break_title] 2012| Dështimi i sërishëm [/break_title]

pamela 19 19 19

Anderson u kthye në spektaklin “Dancing With the Stars”, bashkë me yjet tjerë që kishin marrë pjesë në edicionet e mëhershme të këtij spektakli – por ishte e para që u skualifikua.

[/break] [break] [break_title] 2014| Ripërseritja dhe fundi i romances [/break_title]

pamela202020

Shtatë vjet pas martesës së parë mes tyre, Anderson dhe Salomon u martuan për herë të dytë – martesë që zgjati vetëm disa muaj. Më në fund, nëpërmjet një poezie, Anderson shprehu emocionet e saj – dhe fajësoi veten për dështimet e njëpasnjëshme në dashuri. /NGJYRA.COM/

[/break]

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *