Përse meshkujt janë të fiksuar me gjinjtë e femrës?

Meshkujt kanë arsyetim shkencor për fiksim me gjinjtë e femrave!

Magjepsja me atributet e gjinisë së bukur, siç konstatojnë Larry Young dhe  Brian Alexander, rezulton nga hormoni oksitocinë, i cili gjithashtu është “fajtor” për lidhjen të cilën disa partnerë e ndiejnë pas marrëdhënies seksuale.

Dy shkencëtarët në librin “Kimia mes nesh” janë përpjekur të ndriçojnë misterin e njohur si “mashkulli dhe dekolteja”.

“Obsesioni mashkullor me gjinjtë e femrës është dukshëm i çuditshëm, ata janë sisorët e vetëm mashkullor të cilët janë të magjepsur me gjinjtë në kontekstin seksual”, thotë Young.

Femrat janë sisorët e vetme në planet që gjoksi u rritet gjatë pubertetit, ndërkaq vetëm te njerëzit “meshkujt” puthin, përkëdhelin dhe stimulojnë sisët e femrës gjatë paralojës dhe gjatë seksit.

Tera Patrick 8

Prandaj, përkushtimi i kujdesit ndaj gjinjve gjatë lojës dashurore shton eksitimin te 82 për qind e pjesëtareve të gjinisë së bukur.

Magjepsja mashkullore me atributet femërore, si duket, shkon shumë më larg se kureshtja e rastit – ajo është e rrënjosur gjenetikisht.

Në të vërtetë, gjinjtë e plotë, të përbërë në pjesën më të madhe me yndyra, i dërgojnë porosi mashkullit që femra është e shëndetshme dhe e aftë të lindë dhe të kujdeset për pasardhësit.

Madje edhe lloji njerëzor që është unik nga të gjithë ata që seksin e bëjnë duke u shikuar sy më sy, mund të lidhet me gjinjtë e femrës, d.m.th. me mënyrën në të cilën ato janë të kthyera në procesin e dhënies gji të sapolindurve, konstatojnë ekspertët. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply