Pesë monumentet më të famshme historike në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihen si shteti më i fuqishëm në botë, jo vetëm në sferën ekonomike, por dhe në shumicën e sferave tjera. Andaj, nuk është për t’u befasuar me atdhedashurinë e madhe që amerikanët kanë për vendin e tyre – ku përfshihen dhe monumentet historike…

Por, cilat janë monumentet më të njohura historike në SHBA? Për ju kemi përzgjedhur pesë më të famshmet…

Varrezat Kombëtare të Arlington-it

monumente shba 000001

Janë varreza ushtarake që gjendet në Virginia të SHBA-ve. Varrezat Kombëtare të Arlington-it janë vendi kryesor ku shënohet Dita Kombëtare e të Rënëve, që është shpallur qysh në vitin 1868.

Aty ndodhen 400.000 varre që shtrihen në 253 hektarë.

Në Varrezat e Arlington-it janë të varrosur ushtarakët amerikanë që kanë humbur jetën në luftra, ose në shërbim, që nga Revolucioni Amerikan. Në këto varreza janë varrosur dhe presidentët amerikanë, William Howar Taft dhe John F Kennedy.

Memoriali Lincoln

monumente shba 000002

Memoriali i Lincolnit është nderuar për ta nderuar presidentin e madh të SHBA-ve, Abraham Lincoln. Monumenti është ndërtuar mes viteve 1914-1922 nga arkitekti amerikan, Henry Bacon.

Në qendër të këtij monumenti është statuja e Lincolnit, e gjatë 5.8 metra – që është punuar nga skulptori Georgia Marble, ndërsa është dizajnuar nga Daniel Chester French.

Në gurët e këtij memoriali janë skalitur disa fjalime të Lincolnit, ndërsa po në këtë vend – Martin Luther King ka mbajtur fjalimin e tij të famshëm “I have a dream” (Unë kam një ëndërr).

Monumenti është i rrethuar me 36 shtylla gjigante, që përfaqësojnë 36 shtete nga periudha e Lincolnit.

Monumenti i Washingtonit

monumente shba 000003

Ky është një prej monumenteve më ikonike në historinë amerikane, që nderon presidentin e parë George Washington.

Struktura shkëmbore është e gjatë 169.2 metra, ndërsa ndërtimi i këtij monumenti kishte nisur në vitin 1854 – por, për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe rrethanave tjera historike – ai nuk ishte përfunduar deri në vitin 1884.

Monumenti i Washingtonit ka përjetuar disa dëmtime në vitin 2001, gjatë tërmetit të Viginias. Mirëpo, më vonë është rinovuar. Ai është i ndërtuar nga mermeri dhe graniti, ndërsa ekzistojnë 897 shkallë deri në maje të tij.

Sot ndërkaq, ky monument është një pikë shumë e njohur turistike në SHBA.

Mali Rushmore

monumente shba 000004

Mali Rushmore është monument kombëtar, ku prezantohen fytyrat e skalitura në shkëmbinj të katër presidentëve më me ndikim të SHBA-ve. Ata janë skalitur nga skulptorët, Lincoln Borglum dhe Gutzon Borglum.

Fytyrat në shkëmbinj, të larta 18 metra, prezantojnë madhështinë e presidentëve Abraham Lincoln, Theodore Roosevelt, Thomas Jefferson dhe George Washington– të cilët kanë udhëhequr Amerikën.

Ideja për skalitjen e këtyre fytyrave në Rushmore, ishte e historianit Doane Robinson, ndërsa ishte konceptuar për të tërhequr vizitorët në këtë pjesë të SHBA-ve.

Projekti mori 14 vjet kohë për t’u realizuar, ndërsa qenë angazhuar 400 punëtorë.

Sot, Mali Rushmore njihet si një prej monumenteve më të famshme historike, që tërheq miliona vizitorë çdo vit.

Statuja e Lirisë

monumente shba 000005

Statuja e Lirisë ndodhet në portin e New Yorkut. Kjo statujë masive është dhuratë e Francës për Amerikën, si shenjë nderimi për pavarësinë e saj.

Në 28 tetor 1888, skulptori francez, Frederic Bartholdi, e kishte dizajnuar këtë skulpturë. Ajo prezanton Perëndeshën romake të lirisë – Libertas.

Sot, ndërkaq, kjo statujë njihet si simbol i lirisë dhe ikonë e qytetit të New Yorkut. Ajo është e lartë 46 metra, ndërsa bashkë me bazamentin e saj, plot 93 metra.

Shtatë maje në kurorën e Libertas prezantojnë shtatë oqeane dhe shtatë kontinente të botës – ndërsa 27 dritare ofrojnë pamje panoramike rreth saj.

Ky monument konsiderohet simbol i marrëdhënieve të mira mes Francës dhe SHBA-ve. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply