Qytetet e vjetra më misterioze

Bota është përplot qytete të shkatërruara, mirëpo disa prej tyre janë mistere të vërteta. Qytetet e vjetra të cilat me siguri kurrë nuk do t’i njohim në tërësi.

Çatalhejuk (Çatalhöyük), Turqi

qyteti Çatalhöyük

Ky qytet daton 7500 vjet para erës së re, e kanë populluar mijëra njerëz të rajonit të Mesopotamisë, ndërkaq besohet që ka qenë njëri ndër kolonitë më të vjetra urbane.

Mirëpo, kultura e tyre me siguri nuk ka të ngjarë me asnjërën kulturë që sot e njohim. Para së gjithash, kanë ndërtuar qytete në formë saçi ashtu që shtëpitë i kanë ndarë muret.

Në ndërtesa është hyrë nëpërmjet vrimës nga kulmet, andaj njerëzit në të vërtetë kanë ecur mbi dyer të dikujt dhe kanë zbritur në brendësi nëpërmjet shkallëve.

Dyert zakonisht kanë qenë të shënuara me brirë demash, ndërkaq anëtarët e vdekur të familjes i kanë varrosur nën dysheme të çdo shtëpie.

Nuk është e njohur se çka ka ndodhur me kulturën, mirëpo me siguri banorët pas shpërnguljes janë asimiluar në shoqëri të tjera të Mesopotamisë.

Palenke (Palenque), Meksikë

qyteti Palenke

Njëri ndër qytetet më të mëdha dhe më mirë të ruajtura të Majave është simbol i vërtetë misteri i tërë civilizimit të majave, e cila dikur ka sunduar në pjesët e Meksikës së sotme, në Guatemalë, Belize dhe Honduras, ndërkaq më vonë është zhdukur tërësisht.

Edhe pse pasardhësit e tyre akoma jetojnë në Meksikë dhe në Amerikën Qendrore, qytetet e mëdha janë braktisur tërësisht në shekullin XV.

Palenke kohën e artë e ka përjetuar midis viteve 700 dhe 1100. Shumica e qyteteve të majave, kanë pasur tempuj, pallate dhe tregtore.

Mirëpo, ka pasur edhe skulptura dhe gravura të ndërtuara deri në detajet më të imta në tërë civilizimin e majave, të cilat përshkruajnë mbretërit, betejat dhe jetën e përditshme të popullit të tyre.

Ekzistojnë teori që majat e kanë braktisur qytetin për shkak të urisë, luftërave dhe ndryshimeve klimatike.

Kahokia (Cahokia), SHBA

qyteti Cahokia 2

E vendosur përgjatë lumit Misisipi, në afërsi të Sent Luisit të sotëm, Kahokia me qindra vjet ka qenë qyteti më i madh në Amerikën Veriore.

Banorët e saj kanë ndërtuar murana grandioze, disa nga të cilat ekzistojnë edhe sot, si edhe sheshe të gjera dhe tregtore.

Ekzistojnë dëshmi të fuqishme që banorët kanë pasur teknikë të sofistikuar bujqësore, të cilët ia kanë ndërruar rrjedhën Misisipit në drejtim të fushave të tyre.

Si edhe populli maja, Kahokia kulmin e ka përjetuar midis viteve 600 dhe 1400. Askush nuk është i sigurt përse është braktisur qyteti, as se si ky regjion ka mundur të mbajë këtë popullim të dendur me qindra vjet.

Derinkuju (Derinkuyu), Turqi

qyteti Derinkuju

Derenkuju është qyteti i madh, i lashtë, nëntokësor i cili është nga kohët e Mbretërisë Bizantine. Nuk është e njohur kur është ndërtuar, por disa të dhëna tregojnë që kolonia e parë në këtë hapësirë është vendosur në shekullin VII para erës sonë.

Kulmin e vet e ka arritur midis viteve 500 dhe 1000 kur ka pasur pesë nivele dhe ka ofruar vendosje për 20.000 njerëz, kafshë, kuzhina, kisha.

Vendësit kanë bërë tunele dhe dhoma nën shtëpi, thellë në shkëmbinjtë e butë vullkanikë në Kapadoki. I tërë civilizimi nëntokësor ka mbijetuar gjatë mesjetës.

Me shekuj njerëzit kanë ardhur këtu për të gjetur strehim nga ndjekësit e të krishterëve, nga banditët  dhe më vonë nga myslimanët antikristianë.

Shkëmbinjtë masiv kanë mundur të mbyllnin të gjitha hyrjet, ndërkaq ventilimi ka siguruar ajër të mjaftueshëm edhe për muaj të tërë.

Në fund, qyteti me tunele është lidhur edhe me qytetet e tjera nëntokësore në këtë rajon. Është mbyllur në shekullin X, ndërkaq për herë të parë për publikun është hapur më 1969.

Pompei, Itali

qyteti pompeii

Vetëm disa dëshmi historike shënojnë vendpiknikun romak Pompei, i cili është mbuluar me hi gjatë erupsionit të Vezuvit në vitin 79.

Është e njohur që qyteti pjesërisht është shkatërruar në tërmetin para erupsionit të vullkanit dhe që shumica e shtëpive janë braktisur deri në kohën kur tërmeti i fundit e shkatërroi të tërin.

Madje është e njohur edhe që Vezuvi ka filluar të nxjerrë tym ditë të tëra para erupsionit. Pra, cila është e panjohura?

Meqenëse Pompei është i ruajtur në mënyrë të përsosur, qindra detaje plotësisht janë të panjohura për bashkëkohësit tanë, duke përfshirë edhe statujat dekorative të penisit, grafitë e çuditshme, veprat artistike dhe rregullimi i hapësirës jetësore, të cilat nuk ngjajnë me asnjë hapësirë të sotme.

Maçu Pikçu (Machu Picchu), Peru

qyteti machu-picchu

Mistere të shumta lidhen me mbretërinë e inkave, të cilët kanë dominuar mbi rajonin e Perusë, Kilit, Ekuadorit, Bolivisë dhe Argjentinës së sotme, qindra vite para se spanjollët t’i pushtonin, t’i shkatërronin dhe t’i digjnin qytetet – të gjitha me biblioteka kip. Në të vërtetë, kip është emri për “shkrimin” e atjeshëm, fjalitë e të cilave paraqiten në nyjat e litarëve.

Edhe pse shumë nga ajo që është e njohur lidhur me teknologjinë e tyre, bujqësinë dhe arkitekturën, shkencëtarët akoma nuk mund t’i deshifrojnë ato që kanë mbetur nga tapiceritë me histori të “shkruar”.

Gjithashtu, e panjohur është se si e tërë mbretëria ka arritur të mbijetojë pa tregti.

Tonis (Herakleon), Egjipt

qyteti Cahokia 2 qyteti thonis-heracleion333

Në shekullin VIII para erës së re, ky qytet legjendar ka qenë portë drejt Egjiptit, liman i mbushur plot me përmendore të rëndësishme, me tregtarë të pasur dhe ndërtesa të mëdha.

Tani tërësisht gjendet nën detin Mesdhe.

Tonis ka filluar të shkatërrohej ngadalë pas ngritjes së Aleksandrisë në shekullin IV. Shpejt filloi shkatërrimi, duke pasur parasysh që qyteti është fundosur në det, i cili dikur ka qenë burim i forcës së tij.

Askush nuk e di se çka ndodhi vërtet, mirëpo deri në fund të shekullit VIII, Herakleoni më nuk ekzistonte.

Zimbabve e Madhe (Great Zimbabwe), Zimbabve

qyteti  zim

Njëri ndër misteret më të mëdha të jugut të Afrikës është fortifikata gjigante, që sot njihet si Zimbabve e Madhe.

Qyteti dikur ka qenë i populluar nga 30.000 njerëz, ndërkaq kulmin e ka arritur midis viteve 1200 dhe 1450, kur ishte zemra e tregtisë ndërkombëtare.

Pasuria arrinte nga vendet e largëta, ndërkaq njëkohësisht ka jetuar edhe nga minierat e arit dhe nga kopetë e mëdha të gjedhëve.

Megjithatë, për qytetin lidhen edhe shumë dyshime – nuk është e njohur se sa është përhapur ndikimi i tij, as cilat degë të industrisë i ka zhvilluar.

Është e qartë që ka pasur teknologji të zhvilluar.

“Përmendorja” e Zimbabvesë së Madhe është ndërtuar nga graniti i cili është material themelor ndërtimor i këtij rajoni. Është përdorur metoda e radhitjes së gurëve të thatë, gjë që ka kërkuar njohuri kulmore të ndërtimtarisë. Disa pjesë janë ndërtuar përreth shkëmbinjve natyrorë.

Struktura përfshin edhe murin e madh të lartë 20 metra. Brenda tij gjenden të përqendruara kalimet, ndërkaq mendohet që njëri ndër to ka qenë ndërtuar për mbretin.

Sasi të mëdha ari dhe sëpata ceremoniale luftarake, krahas objekteve të tjera, janë  gjetur pikërisht këtu.

Si edhe shumë qytete metropolitane të asaj epoke, Zimbabve e Madhe është rrënuar. Uria e shkaktuar nga mbajtja e pakontrolluar dhe e paplanifikuar e kafshëve, mase i ka kontribuuar shkatërrimit, apo mbase ndryshimi i rrugëve tregtare.  /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply