Rrathët e çuditshëm në Namibi

Në disa lëndina me bar në Namibi për vite të tëra shfaqen rrathë të çuditshëm në të cilët nuk ka jetë, e që rëndom zhduken spontanisht pas disa dekadash. Rrathët më të vegjël zhduken pas mesatarisht 24 vjetëve, ndërsa ata më të mëdhenj madje edhe pas 75 vjetëve.

Sipas ekspertëve amerikanë, që janë marrë me këtë fenomen, thuhet se ekzistojnë disa hipoteza mbi shkakun e paraqitjes së këtyrë rrathëve, por asnjëra prej tyre nuk është bindëse.

rrathet namibi13

Ata e kanë shqyrtuar (dhe hedhur poshtë) teorinë, sipas së cilës termitët në foletë e tyre  nëntokësore dhe, disa lloje të bimëve, i kanë tërhequr burimet e ushqimit kah vetja e tyre duke i lënë rrathët pa jetë në ta.

Megjithë përpjekjet e shkencëtarëve, deri më tani asgjë nuk i shpjegon këta rrathë të çuditshëm, të cilët vazhdojnë të jenë një nga shumë misteret interesante të pazgjidhura të planetit tonë të bukur. /NGJYRA.COM/

rrathet namibi10 rrathet namibi9 rrathet namibi11 rrathet namibi6 rrathet namibi12 rrathet namibi4 rrathet namibi3 rrathet namibi2 rrathet namibi8 rrathet namibi7 rrathet namibi1

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply