Shtëpia më e shtrenjtë në Kanada, është një shtëpi e shëmtuar

Një vilë ‘e stolisur’ gjendet në Vancouver dhe për momentin konsiderohet shtëpia më e shtrenjtë në Kanada. Çmimi i saj është 38 milionë dollarë, ndërsa me hapësirën prej 500 metrash katrorë përshkruhet si “pallat buzë detit”.

Megjithatë, një shikim sipërfaqësor profesional tregon se bëhet fjalë për një shtëpi të rregulluar pa shije, me sipërfaqe të praruara në ar, dhe me zgjidhje të vjetruara të dizajnit. Ndërsa kupolat e bëjnë mishmash pamjen e saj.

vila222

Kjo vilë është ndërtuar në vitin 1964, ndërsa që nga ajo kohë shumë pak gjëra kanë ndryshuar brenda dhe jashtë saj. Madje, vila është në gjendje goxha të keqe – mirëpo kjo gjë nuk ka ndikuar në çmimin e saj, që sot është 1000 herë më i lartë se në kohën kur ishte ndërtuar.

Natyrisht, para se gjithash, çmimi i saj është i lartë për shkak të tokës ku është ndërtuar ajo – sepse është një vend që ka mundësi të transformohet në parajsë për sytë e njerëzve – fakt me të cilin pajtohen edhe agjentët e paluajtshmërisë, të cilët po përpiqen të gjejnë blerës për këtë vilë që disa vjet me radhë. /NGJYRA.COM/

vila3333 vila888 vila555 vila777 vila444 vila6666

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *