Si të bëheni mashkull multiorgazmik

Kinezët që para më shumë se 3.000 vjetësh kanë ditur që mashkulli mund të arrijë më shumë orgazma, nëse mban apo në tërësi pengon ejakulimin., Si? Lexoni në vazhdim…

Në librin “Orgazma mashkullore pa kufij” të Mantak Chia dhe Douglas Abrams Arava në bazë të teknikave taoiste dhe njohurive shkencore zbulojnë sekretet e seksualitetit, që do të duhet patjetër t’i dijë çdo mashkull.

cifti multi1

Qysh gjatë viteve dyzet  të shekullit të kaluar i kemi njohur dhe kemi pranuar orgazmat femërore një gjë normale, ndërkaq fakti që mashkulli mund të përjetojë më shumë orgazma, për shumicën nga ne akoma është befasuese, sa që mezi mund të besojmë.

Pra, nëse me siguri  përjetohen orgazma në seri pa ejakulim, edhe ju i keni përjetuar, sepse shumica e meshkujve janë të aftë që para se të  hyjnë në pubertet t’i bashkojnë orgazmat me ejakulim.

Kinezët që para tre mijë vjetëve kanë ditur që mashkulli mund të arrijë më shumë orgazma nëse shtyn apo madje plotësisht pengon ejakulimin, ndërkaq në Perëndim ndër të parët studiues të seksologjisë Alfred Kinsely, ka raportuar për zbulime të ngjashme vetëm në vitet dyzet të shekullit të kaluar.

Orgazma mashkullore pa ejakulim

cifti multi3

Kjo gjë është e mundshme, sepse orgazma dhe ejakulimi janë dy procese të ndara. Orgazma nuk është vetëm çështje gjenitalesh, por përfshin tërë trupin, ndërkaq organi më  i rëndësishëm është truri.

Fakti që është e mundshme të arrihet orgazma edhe në gjumë apo me stimulimin elektronik të pjesëve të caktuara të trurit, flet në favor të kësaj teorie. Për dallim nga orgazma që është kulmi i përjetimit emocional dhe fizik, derdhja është vetëm refleks i tkurrjes ritmike të muskujve të komblikut.

Në fazën e tkurrjes, përkatësisht të derdhjes, prostata tkurret dhe hedh spermën në kanalin e urinës, ndërkaq në fazën e zbrazjes sperma kalon nëpër kanalin e urinës dhe nëpërmjet penisit.

Orgazma multiorgazmike mashkullore mund të ndihet me ngërç si fryrje e këndshme në komblik, përkatësisht dridhje në prostatë, për çka ejakulimi nuk është i nevojshëm, andaj ereksioni mbetet ende.

Mbikëqyreni trupin tuaj

cifti multi2

Më parë patjetër duhet të njihni vetveten, të studioni trupin tuaj dhe të  mësoni se si mund t’ju ndihmojnë penisi juaj, testiset, perineumi, anusi, prostata dhe muskujt e komblikut që të eksitoheni seksualisht.

Është interesante që vetë fjala penis në latinisht do të thotë bisht. Është shumë me rëndësi që këtë muskul ta forcojmë me shtrëngimin dhe lirimin apo me ndërprerjen e vrushkullit të urinës, gjë që është e njohur si ushtrim i Kegelit.

Rekomandohet gjithashtu që fshikëza gjatë aktit seksual të jetë e  zbrazët.

Është me rëndësi të jetë e mbikëqyrur, marrja frymë drejtë dhe thellë nga barku Me ushtrime të rregullta të frymëmarrjes frymëmarrja juaj automatikisht do të bëhet më e thellë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply