Të gjitha ngjyrat në një trëndafil

Trëndafilat e kuq përfaqësojnë pasionin dhe romancën, ata të verdhë- miqësinë, ndërsa ata rozë kryesisht falënderimin dhe mirënjohjen. Por, në qoftë se nuk jeni të sigurt se cila ngjyrë e trëndafilit është ideale për ju, atëherë për dhuratë ju mund ta zgjedhni vetëm një trëndafil me të gjitha ngjyrat.

Lulja me shumë ngjyra, e njohur edhe si trëndafili me ngjyra të ylberit, ose trëndafili i lumturisë, është një përzierje e bukurisë, shkencës dhe dhuratës së përsosur.

trendafili ylber8

Procesi i thjeshtë i përfitimit të trëndafilit shumëngjyrësh është i njohur për më shumë se një mijë vjet. Disa kompani janë përpjekur madje edhe ta patentojnë  këtë  gjë, por vetëm pjesërisht ia kanë dalë kësaj pune.

Në vitin 2005, luleshitësi nga Holanda, Peter van de Werken me sukses ka krijuar një trëndafil shumëngjyrësh duke përdorur procesin e kombinimit të posaçëm të ngjyrave.

Për dallim prej trëndafilave tjerë me ngjyra ylberi, secila petale e trëndafilit të krijuar nga Van de Werken ka ngjyrë të ndryshme prej të tjerave.

trendafili ylber2

Ajo çka dihet është se procesi i Van de Werken, i cili është bërë i njohur si shpikësi i trandafilit me  ngjyra të ylberit, zgjatë  12 deri 24 orë,ndërsa ajo çka nuk dihet janë specifikat e hollësishme të teknologjisë e cila mundëson që çdo petale të ketë ngjyrë të ndryshme.

Kjo siç duket mbetet një fshehtësi e biznesit të Van de Werken. /NGJYRA.COM/

trendafili ylber1 trendafili ylber3 trendafili ylber4 trendafili ylber6 trendafili ylber9 Roses de colors

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply