Të përkëdhelurit e parë të Shtëpisë së Bardhë

Vajzave të veta Obama u kishte premtuar se do t’u blinte një qen,  sapo të vendoseshin në Shtëpinë e Bardhë dhe atë premtim e ka mbajtur më 2008, duke blerë qenin e racës portugeze Bo nga familja Keneddy.

Ky vendim i kryetarit nuk kishte hasur në përkrahje të aktivistëve të të drejtave të kafshëve të cilët kanë konsideruar që familja Obama është dashur të adoptojë ndonjë qenë nga azili, gjë që atëbotë u iniciua debat i ashpër.

Vendimin e tillë të tij e kanë dënuar edhe demokratët edhe republikanët. Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që kafshët “përzihen” në politikë. Në vijim edhe disa shembuj nga Shtëpia e Bardhë…

Të gjithë të përkëdhelurit e kryetarit

manari2

Pothuajse të gjithë kryetarët amerikanë kanë pasur disa të përkëdhelur, mirëpo George Washingtoni ka pasur një lukuni të tërë qensh.

Duke shfrytëzuar përparësinë si hero i luftës, Washingtoni ka pasur edhe kuaj,  duke përfshirë edhe hamshorët  Samson, Steady, Leonidas, Traveller dhe Magnolia.

Edhe qenve u ka vënë emra të pazakontë: Drunkard, Mopsey, Taster, Cloe, Tipsy, Tipler, Forester, Captain, Lady Rover, Vulcan, Sweetlips dhe Searcher.

Krahas tërë kësaj, Zonja e Parë, Marta Washingon ka pasur edhe papagallin e vet.

Ekzotikë

manari3

Kryetari i tretë amerikan, Thomas Jefferson, ka pasur dy qen qimedendur, të cilët kishin prejardhjen nga Franca. Qentë i ka marrë dhuratë nga gjenerali francez  Marquis de Lafayette.

Ka pasur edhe zogun shpotitës, mirëpo me siguri banorët më të pazakontë të pallatit presidencial të asaj kohe kanë qenë qeni i prerisë, pulegra dhe katër çafka që Jeffersoni i ka marrë dhuratë nga Meriwether Lewis dhe William Clark, të cilët i kishin gjetur gjatë ekspeditës në Dakotën e sotme Veriore.

Akoma nuk është e ditur se çka ka ndodhur me pulegrën, mirëpo dihet që qeni i prerisë dhe së paku një çafkë kanë arritur në Muzeun e Historisë së Natyrës dhe të Artit në Filaldefi.

Kopshti zoologjik i Rooseveltit

manari4

Mbase, pos George Washingtonit, askush nuk ka ditur të emërtojë të adhuruarit e kryetarit si Theodore Roosevelt. Ky kryetar i 26-të ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë me aq shumë kafshë sesa ka qëndruar ndonjëherë dikush në këtë vend.

Midis tyre kishte madje edhe ponin Algonquin, i cili ka përdorur ashensorin në pallatin presidencial.

Gjithashtu, aty kanë qenë edhe derra gini me emra ‘piktoreskë’ personazhesh realë: Fighting Bob Evans,  Bishop Doane; Dr. Johnson, Father G. Grady dhe Admiral Dewey.

Familja e tij gjithashtu ka pasur edhe ariun e vogël të murrmë Jonathan Edwards, vjedullën Josiah, papagallin e kaltër Eli Yale, gjelin me një këmbë, pastaj pulën Baron Spreckle dhe zhapinin Bill .

Vajza e madhe e kryetarit, Ellice, ka pasur edhe gjarprin Emily Spinach, cilik ka qenë i gjelbër sikur spinaqi dhe i hollë sikur teze Emily.

Lopa e fundit

manari5

Para fillimit të shekullit të 20-të nuk ka pasur kafshë më të pazakonshme shtëpiake duke bredhur nëpër hapësirat përreth Shtëpisë së Bardhë. Delet kanë “qethur” barin gjatë mandatit  Madisonit, ndërkaq William Henry Harrison ka pasur dhi dhe lopë.

Rutherford B. Hayes ka pasur lopë me pedigre, por ka pasur edhe kuaj, mace e qen.

Mirëpo atë nder që të mbahej në mend si lopa e fundit në Shtëpinë e Bardhë e ka Pauline Wayne, e cila ka prodhuar qumësht për presidentin William Howard Taft dhe familjen e tij.

Kur Taft ka shkuar nga pushteti, lopa Pauline Wayne është pensionuar në Viskonsin.

“Checkers”

manari6

Disa ditë pasi që Richard Nixoni ishte kandiduar për kryetar më 1952, “New York Post” ishte kërcënuar se do ta shkatërronte karrierën politike të Nixonit me akuzën që ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme 18.000 dollarë nëpërmjet donacionit sekret politik.

Republikanët kishin intervenuar që Eisenhower të hiqte dorë nga Nixoni, mirëpo Nixoni mbajti një fjalim i cili u bë i njohur si fjalimi ” Checkers”.

” Checkers” ishte qeni familjar, dhuratë e një biznesmeni të Teksasit. Me këtë paraqitje emocionale Nixoni e bindi popullin amerikan që duhej të mbante dhuratën e tij.

“Siç e dini, fëmijët, si edhe të gjithë fëmijët e tjerë, e duan qenin e vet,  dhe vetëm po dua t’ju them që pa marrë parasysh atë se çka thonë ata, ne do ta mbajmë”, pati thënë Nixoni.

Pasqyrimi për Nixonin si edhe për njeriun dhe adhuruesin e qenit – të mos flasim për paraqitjen e tij të sinqertë të financave personale – pushtoi zemrat e publikut.

Nixoni u bë kryetar, ndërkaq në Shtëpinë e Bardhë mori këlyshin Vicki, qenin e gjahut dhe argjendarin King Timahoe.

Checkers ngordhi në vitin 1964 dhe varros në varrezat e të përkëdhelurve shtëpiakë në Long Island. /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply