• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Telefonat celularë më të shtrenjtë në botë

by
02/04/2015
in E zezë
0
Telefonat celularë më të shtrenjtë në botë

Telefoni celular, respektivisht telefoni i mençur, në ditët e sotme është bërë pothuajse pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Përparimet e fundit të teknologjisë, kanë bërë që telefoni të mund t’i kyej pothuajse të gjitha funksionet e kompjuterit.

Mirëpo, nëse dëshironi të keni një telefon të tillë, atëherë me siguri se edhe duhet të paguani një shumë të majme të hollash. Ju sjellim në vazhdim listën e 10 telefonave të mençur më të shtrenjtë në botë.

10. Vertu Signature Diamond

telefoni shtrenjte10

Ky telefon nga platini, montimi i të cilit pretendohet të jetë bërë me dorë, thuhet se është  zbukuruar me diamante të punuara enkas për të. Deri më sot janë punuar  vetëm 200 diamantë të këtij lloji. Çmimi i këtij telefoni është 88,000 dollarë.

9. iPhone Princess Plus

telefoni shtrenjte9

iPhone Princess Plus nuk ka ndonjë të veçantë që e dallon shumë nga telefon tjetër celular Apple iPhone, me përjashtim të asaj se është dizajnur nga dizajneri i famshëm i Austrisë, Peter Aloisson. Përveç arit, Princess Plus është i zbuluaruar edhe me 180 diamante të cilësisë më të mirë. Çmimi i tij  është 176.400 dollarë.

8. BlackDiamond VIPN Smartphone

telefoni shtrenjte8

Koncepti elegant për këtë model të  Sony-t është krijuar nga Jaren Goh. Sigurisht, kur është fjala për Sony-n, askush nuk mund ta sfidojë cilësinë e ekranit të tij. BlackDiamond VIPN është i zbukuruar me dy diamante, njërin në butonat e navigimit dhe tjetrin në pjesën e pasme të telefonit. Çmimi i këtij telefoni është 300.000 dollarë.

7. Vertu Signature Cobra

telefoni shtrenjte7

Telefoni Vertu Signature Cobra, me një dizajn mjaft ekskluziv me forma të tilla si ajo e gjarpërit, është projektuar nga argjendari francez, Boucheron. Ky celular është i zbukuruar me një diamant në formë dardhe, një diamant të rrumbullakët të bardhë, dy smeraldë dhe 439 margaritarë.

6. Gresso Luxor Las Vegas Jackpot

telefoni shtrenjte6

Ky telefon i mençur luksoz që përmban 180 gr. ari, është punuar në Zvicër në vitin 2005. Pjesa e pasme e tij është e punuar nga një dru i rrallë afrikan, më shumë se 200 vjet i vjetër, i cili është njëherësh druri më i shtrenjtë në botë. Butonat e tij janë të bëra nga kristali safir. Çmimi i tij është  rrafsh 1 milion dollarë.

5. Diamond Crypto Smartphone 

telefoni shtrenjte5

Bazuar në Windows CE, ky telefon i mençur është projektuar nga dizajneri i aksesorëve luksozë, Peter Aloisson. Ky objekt unik i artit, që kushton 1.3 milion dollarë, është i zbukuar me 50 diamante, 10 prej të cilëve janë diamantë të kaltër, shumë të rrallë dhe me disa pjesë prej ari. Niveli i enkriptimit të këtij telefoni siguron mbrojtje të informacionit nga rrëmbimi dhe shantazhi teknologjik.

4. GoldVish Le Million

telefoni shtrenjte4

Goldvish “Le milion” është projektuar nga projektuesi i njohur Emmanuel Gueit, i cili ka dizajnuar shumë orë dhe stoli luksoze. Në shtator të vitit 2006, në Panairin e milionerëve në Kanë të Francës, ky telefon i punuar në Zvicër, me ari 18 karatësh dhe diamante, është shitur për 1.3 milion dollarë, për çka edhe e ka marrë çmimin e Rekordeve Botërore të Ginisit si telefoni më i shtrenjtë në botë, në atë kohë.

3. iPhone 3G King’s Button

telefoni shtrenjte3

Edhe ky telefon është dizajnuar nga argjendari i njohur nga Austria, Peter Aloisson. 138 diamantet zbukurues bëjnë që ky telefon të kushtojë 2.4 milion dollarë. Diamanti i bukur i bardhë prej 6.6 karatësh është qershia mbi tortë.

2. Supreme Goldstriker iPhone 3G 32GB

telefoni shtrenjte2

Për zbukurimin e këtij telefoni janë përdorur 271 gr. ari prej 22-karatësh, 53 diamante nga 1-karat, një diamant i rrallë 7.1-karatësh, ari i Kashmirit, graniti dhe lëkura e rrallë. Për këtë telefon me gjithë këto zbukurime duhet paguar “vetëm” 3.2 milion dollarë.

1. Diamond Rose iPhone 4 32GB

telefoni shtrenjte1

Ky është telefoni i mençur më i shtrenjtë në botë deri më sot. I zbukuruar sipas dizajnit të dizajnerit Stuart Hughes me 561 diamantë me karat të ndryshëm dhe me platinium, ky telefon kushton 8 milion dollarë. /NGJYRA.COM/

Tweet #prishtina
Previous Post

Ian Cliff

Next Post

Rezidenca Ellis – një vilë e integruar për mrekulli me natyrën

Next Post
Rezidenca Ellis – një vilë e integruar për mrekulli me natyrën

Rezidenca Ellis – një vilë e integruar për mrekulli me natyrën

Please login to join discussion

About Us

COLORNEWS

We love WordPress and we are here to provide you with professional looking WordPress themes so that you can take your website one step ahead. We focus on simplicity, elegant design and clean code.

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.