Top 10 unazat më të shtrenjta në botën e show-bizit

Po t’i shihni këto unaza, do të keni një perspektivë të re për fjalën “shtrenjtë”. Çfarë është një unazë 100,000 euroshe në krahasim me ato që kushtojnë miliona euro? Ehhh.

Megjithëse xhepat tonë nuk janë aq të thellë për t’i përballuar këto çmime, janë mjaftueshëm të thellë për t’i parë dhe admiruar ato unaza të bukura që të famshmit i bartin.

unaza5

1.  Është kjo aktorja Elizabeth Taylor dhe unaza e saj 33.19 karatë që ka kushtuar 8.8 milionë dollarë.

unaza6

2. Dhe në vendin e dytë, ‘pa dashje’, vjen Kim Kardashian. Kur Kanye West i kishte propozuar Kimit martesën, ai i kishte vënë një unazë 15 karatë në gishtin e saj. Kjo unazë kap vlerën e 1.5 milion dollarëve, megjithëse supozohet të ketë kushtuar shumë më shumë.

unaza2

3. A mund të përpilohet ndonjë top-listë pa qenë e përfshirë edhe e madhja Beyonce? Jo pra. Mbretëresha Bey mban në dorën e saj një unazë hiç më pak se 18 karatëshe që Jay-Z-së i ka kushtuar “vetëm” 5 milionë dollarë!

unaza9

4. Paris Hilton, për të cilën s’ka çfarë të thuhet shumë, përveçse se është jashtëzakonisht e pasur. Kur Paris ishte fejuar me Paris Latsis, dora e saj kishte peshuar së paku 4.7 milionë dollarë për unazën 25 karatëshe.

unaza7

5. Diva tjetër e muzikës, Jennifer Lopez, ka marrë epitetin e verës pasi, edhe pse vitet për të po kalojnë, ajo vetëm se është duke u bërë edhe më bombë. Kur J.Lo ishte martuar me Marc Anthonyn, unaza e saj 8.5 karatëshe kishte vlerën e rreth 4.1 milionë dollarëve!

unaza10

6. Vanessa Bryant, bashkëshortja e basketbollistit legjendar Koby Bryant, në dorë mban një unazë 8 karatëshe në vlerë prej rreth 4 milionë dollarësh!

unaza8

7. Këngëtarja Mariah Carrey, e cila ditë më parë zyrtarizoi shkurorëzimin nga bashkëshorti i saj Nick Cannon, në momentin e fejesës me të në dorë mbante unazën 10 karatëshe në vlerë prej rreth 2.5 milionë dollarësh!

unaza3

8. Blake Lively, e martuar me aktorin Ryan Reynolds, në dorë vazhdon të mbajë unazën 12 karatëshe të fejesës në vlerë prej rreth 2.5 milionë dollarësh!

unaza1

9. Tenistja e pensionuar ruse, Anna Kournikova, e cila në kulmin e karrierës së saj ishte bërë një prej personave më të kërkuar në Google, është e martuar me këngëtarin Enrique Iglesias. Me rastin e fejesës, ai kishte shpenzuar 2.5 milionë dollarë për unazën 11 karatëshe.

unaza4

10. Këngëtarja Ciara, tashmë e ndarë nga i bashkëshorti i saj, reperi Future, është personi i fundit i kësaj top-liste të unazave marramendëse. Gishti i saj i fejesës, deri para pak kohësh, kishte vlerën e mbi 1.5 milion dollarëve si pasojë e unazës 15 karatëshe. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply