Top 9 prapanicat shqiptare

Disa e përdorin si armë të fuqishme dytësore për të depërtuar në skënën e famës. Disa të tjera kanë arritur famën vetëm falë saj, dhe jo për shkak të ndonjë prirjeje të theksuar artistike. Sidoqoftë, ajo është shndërruar në ‘letërnjoftim artistik’ të shumë femrave të shoubiznesit shqiptar, sipas shembullit të atij botëror. Pra, e kuptuat, bëhet fjalë për një prej aseteve kryesore femërore, prapanicën.

Dhe, përderisa, disa femra të shoubiznesit shqiptar – duke e ditur rendësinë e prapanicës – kanë punuar me ngulm për formësimin sa më të mirë të saj, disa të tjera mund të thuhet se formën e saj e kanë dhunti prej natyrës dhe fare lehtë e ‘mirëmbajnë’ atë.

Redaksia e ngjyra.com ka përzgjedhur një listë prej 9 prapanicave më të bukura dhe me të bëshme, të shoubiznesit shqiptar… të cilat mendojmë se i plotësojnë kriteret për t’u quajtur të tilla.

Përzgjedhja edhe mund të jetë subjektive, mirëpo është e bazuar në klipe dhe fotografi që këngëtaret dhe modelet tona na ofrojnë përmes rrjeteve sociale, pastaj në vlerësimin e fansave që i komentojnë ato … raportet e ndryshme mediale, etj.

Të shkojmë me radhë:

prapa morena 1

9. Morena Taraku është një prej femrave që fillimisht është marrë me modelizëm, duke u shpallur Miss Kosova para disa vitesh, ndërsa tani ka nisur të merret edhe me këndim, por që nuk po i dhezë edhe aq. Sido që të jetë, ajo sërish mund t’i kthehet modelizmit pasi ka forma të mira trupore, sidomos prapanicën!

prapa tuna1

8. Tuna është një prej këngëtareve më kontroverse të show-bizit shqiptar. Ajo, përveç se njihet për stilin e saj të këndimit dhe teksteve thumbuese, ka edhe një prapanicë të formuar mirë, por jo edhe aq të bëshme, andaj e kemi votuar për vendin e 8-të dhe të parafundit.

prapa bleona 2

7. Bleona Qerreti, e cila i ka shoqëruar me zërin e saj disa gjenerata, së fundmi ka vendosur të ndahet nga burri Ganiu, dhe t’i ofrojë fansave më shumë nga trupi i saj, duke mos hezituar ta fotografojë në pozita të ndryshme edhe prapanicën e saj të formësuar.

prapa enca1

6. Një prej këngëtareve tona që së fundmi ka hyrë në skenë është edhe Enca Haxhia, vajzë e cila ka bërë që të dashurohen pas saj shumë fansa, nga Arabia Saudite e më gjerë. Por, nuk është se janë dashuruar me zërin e saj – dashuria ndaj saj vjen për linjat e saja trupore – ku vend meritor zë edhe prapanica e saj.

prapa nora2

5. Nora Istrefi është një prej këngëtareve shqiptare që kërkohet më së shumti nëpër ndeja rinore, mirëpo, përveç këndimit, ajo ka edhe diçka tjetër për t’i ‘ofruar’ shikuesve – prapanicën e saj të mirëformuar.

prapa zajmina1

4. Zajmina Vasjari mund të thoni se njihet më shumë për gjoksin e saj, mirëpo e keni gabim, pasi që, përveç gjoksit, Zajmina njihet edhe për prapanicën e theksuar.

prapa zanfina1

3. Zanfina Ismajli është motra e këngëtares sonë të dashur, Adelinës, mirëpo Zanfina, megjithëse ka disa këngë të publikuara, nuk është se i ka dhënë skenës aq shumë në këtë aspekt sa i ka dhënë me prapanicën e saj dhe stilin ekstravagant.

prapa adelina2

2. Adelina Berisha, fillimisht është bërë e njohur si këngëtare, mirëpo, me kalimin e kohës, e ka zbuluar edhe një veçori interesante të trupit të saj – prapanicën, të cilës në vazhdimësi i kushton albume të tëra me fotografi.

prapa shkendije3

1. Shkëndije Mujaj, vajzë e cila nuk njihet për ndonjë aftësi tjetër, përpos ekspozimit të prapanicës nga pozita të ndryshe dhe në vende prej më të ndryshmeve. Shkëndija duket e vetëdijshme për asetin që disponon, ndaj nuk përton edhe ta shfaq atë publikisht gati çdo ditë. /© NGJYRA.COM/  

prapa shkendije1

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply