Tre sundimtarë të cilët kanë shkuar “me stil” në jetën e përtejvarrit

Të gjithë kemi dëgjuar për shprehjen “Asgjë nuk mund të marrësh me vete në varr”, mirëpo disa sundimtarë gjatë historisë kanë bërë të kundërtën. E gjithë pasuria e tyre, bashkë me shërbëtorët dhe me ushtrinë, është varrosur bashkë me ta, në mënyrë që jeta e tyre luksoze të mund të vazhdojë edhe pas vdekjes.

Në këtë tekst nuk i kemi përfshirë sundimtarët egjiptianë… sepse ata meritojnë përkushtim të veçantë.

3. Mbretëresha Paubi nga qyteti Ur i sumerëve

Puabi1

Për Paubin e qytetit Ur sot dihet shumë pak, përveç që ka jetuar dhe ka vdekur rreth shekujve 26 apo 25 para erës së re. Kur është zbuluar varri i saj në vitet ’20 të shekullit të kaluar, në të janë gjetur pasuri të shumta, mirëpo edhe eshtra njerëzish. Varreza e kësaj mbretëreshe konsiderohet ndër më të vlefshmet në botë.

Ndër artefaktet ka qenë e ekspozuar edhe stolia për kokë e punuar nga fletë ari, krehri nga ari i pastër, fustani i mbuluar me stoli… si edhe shumë objekte të vlefshme.

Natyrisht, Paubi nuk ka shkuar në botën e përtejme e vetme. Bashkë me të kanë qenë të varrosur edhe 52 shërbëtorë, për të cilët është konstatuar që kanë qenë të helmuar, mirëpo akoma nuk është e sigurt nëse kanë pirë vullnetarisht helmin apo kanë qenë të detyruar.

2. Mbreti kinez Ch’in Shih Huang Ti

Chin Shih Huang Ti

Në kulturën kineze, vdekja dhe agonia perceptohen vetëm si një f a zë e jetës. Pra, nuk është për t’u çuditur që mbretërit dhe princërit e tjerë kanë pasur dhoma varrimi  të dizajnuara për ruajtjen e pasurisë dhe prosperitetit.

Disa varreza janë aq komplekse, sa që ndërtimi fillon në të njëjtin ditë kur edhe kurorëzohet mbreti. Një rast i tillë është edhe mbreti Ch’in Shih Huang Ti. Ndërtimi i varrezës së tij ka filluar në ditën kur edhe është kurorëzuar (atëbotë i ka pasur 13 vjeç).

Varreza e tij ka qenë e mbushur e rezerva ushqimi dhe me garnitura luksoze ushqimi, me kanakarë shtëpiakë dhe, natyrisht me shërbëtorë (të vdekur).

Fatmirësisht, shumica e shërbëtorëve dhe e kafshëve të tij janë kursyer dhe janë zëvendësuar me ushtrinë e njohur nga terakota. Praktika e viktimizimit të njerëzve dhe të kafshëve eventualisht plotësisht është zhdukur falë vërejtjeve të pandërprera të filozofëve të njohur, siç ka qenë Konfuçi.

1. Xhingis-kan

Genghis-Khan3

Të gjithë kanë dëgjuar për të – sundimtari më i tmerrshëm i shekullit XIII, Xhingis-kan (Genghis-Khan) i cili pas vetes ka lënë pluhur e hi (në kuptimin fjalëpërfjalshëm).

Fshatrat dhe qytetet nëpër të cilat ka kaluar Xhingis-kani kanë mbetur të shkreta, sepse me urdhrin e tij ato vende është dashur patjetër të zhduken – të gjithë, edhe insektet.

Nëse ju intereson se si ka shkuar nga kjo botë ky sundimtar, natyrisht që përgjigjja është – me stil.

Më 18 gusht 1227, Xhingis-kanin e kanë përcjellë në jetën e përtejvarrit madje 2.500 ithtarë dhe 400 truproja (ushtarë).

Kur ka arritur kortezhi në vendin e largët malor në Mongoli, njëherë janë vrarë 40 virgjëresha të cilat është dashur t’i ofronin kënaqësinë Khanit në jetën e përtejvarrit. Pastaj, në fund të c ceremonisë së varrimit, 400 ushtarët i kanë vrarë të gjithë 2.500 pjesëmarrësit e kortezhit.

Kur në qytet janë kthyer 400 ushtarët, ata menjëherë i ka vrarë grupi tjetër i ushtarëve, kështu që askush nuk ka mundur të zbulojë ku është vendvarrimi i Xhingis-kanit të madh. Megjithatë dikush i ka mbijetuar kësaj masakre masive – devetë.

Një deve është lënë e gjallë, sepse ka ditur të gjejë rrugën deri te varreza, ndërkaq në rastin kur familja dëshiron të vizitojë varrin e Xhingis-kanit, deveja do t’ i dërgonte atje.

Kur kanë shkuar për të vizituar varrin, familja është detyruar t’i mbajë sytë të lidhur, sepse po të kishin parë se ku gjendej varri, e gjitha do të ishte ekzekutuar. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *