Tri urat e ujit më mbresëlënëse në botë

Urat e ujit janë struktura të ngjashme me urat që bartin kanale uji të lundrueshëm mbi lumenj, lugina, hekurudha apo rrugë të tjera. Ndonëse për shekuj kanalet e këtilla me ujë janë përdorur për t’i furnizuar qytetet me ujë, në përgjithësi deri në shekullin e 17-të ato nuk janë përdorur për transport  me anije të vogla dhe barka .

Këta janë tri urat më mahnitëse dhe më të mrekullueshme të ujit në mbarë botën.

Ura e ujit Magdeburg

ura ura1

 

Kjo urë e ujit në Gjermani, që është lëshuar në funksion në tetor të vitit 2003, e lidhë kanalin Elbe-Havel me Mittellandkanal, duke kaluar mbi lumin Elba. Me 918 metra, ky është aquadukti më i  gjatë i lundrueshëm në botë.

Ndërtimi i kësaj ure, që filloi në vitin 1997 dhe zgjati gjashtë vjet, ka kushtuar 500 milionë euro. Kjo urë e lidh rrjetin e brendshëm të  porteve të Berlinit me portet përgjatë lumit Rhein.

Akuadukti Pontcysyllte

ura ura2

 

Akuadukti Pontcysyllte, në Wrexham County Borough, në Britani të Madhe, është ndërtuar ndërmjet viteve 1795-1805 mbi luginën e lumit Dee, për të lidhur përmes kanalit Ellesmere minierat e qymyrit të Denbighshire me  sistemin kombëtar të kanaleve gjatë Revolucionit Industrial.

I lundrueshëm për më shumë se 200 vjet, ky kanal 307 metra i gjatë, 3.4 metra i gjerë, 1.60 metra i thellë dhe 38 metra i ngritur mbi lumë, tashmë është pjesë e Trashëgimisë Botërore.

Në ditëtë e sotme ky kanal nuk shfrytëzohet më për transportin e thëngjillit dhe gëlqerorëve, por është një vend i popullarizuar për turistët.

Që nga viti 1954 kanali menaxhohet dhe mbahet në gjendje të lundrueshme nga Transporti Ujor i Britanisë së Madhe.

Akuadukti Lëvizës i Bartonit

ura ura3

Kjo është një urë e lëvizshme me ujë në Barton, mbi Irwell në Manchester të Madh, të Anglisë, e cila kur hapet (90 shkallë) ua lejon anijeve të mëdha të lundrojnë  nëpër  kanalin Manchester, ndërsa kur mbyllet ua mundëson anijeve të vogla e të ngushta  të kalojnë mbi kanalin Manchester.

Ky akuadukt, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në botë, është projektuar nga Sir. Edward Williams ,ndërsa është  ndërtuar nga Andrew Handyside i Derby-it.

Qarkullimi në këtë  urë lëvizëse me ujë ka filluar në vitin 1894, dhe ende vazhdon rregulisht. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *