Varret parahistorike në formë shpelle, në Sardenja

Megjithëse  janë ndërtuar nga kultura e lashtë Ozieri ndërmjet viteve  3,400 dhe 2,700  para erës sonë, ato kanë mbetur të paprekura deri në ditët e sotme. Varret  Domus de Janas në ishullin mesdhetar të Sardenjës kanë shërbyer si vend për rite luksoze të varrimit.

Gjeneratat e mëvonshme mendonin se këto hapje në shkëmbinjë janë shtëpi të krijesave magjike, andaj edhe i kanë quajtur “shtëpitë e zanave”.

Domus de Janas 17

Ndonëse në ditët e sotme ato shfrytëzohen kryesisht nga barinjtë për t’i strehuar delet, gërryerjet në formë shpelle në shkëmbinjtë  e malit dikur ishin të zbukuruara në masë të madhe më ngjyrë të kuqe dhe krerë të demave, që përfaqësonin fertilitetin mashkullor dhe rigjenerimin.

Forma të paqarta të brirëve dhe vizatimeve spirale kanë mbetur ende në muret e disa varreve.

Në të gjithë ishullin ka rreth 2,000 varre, ku disa prej tyre janë vetëm me nga një dhomëz, ndërsa të tjerat janë varre ekstravagante me më shumë hapësira.

DOMUS DE JANAS

Në rrjetin e varreve ka edhe dhomëza që përfaqësonin shtëpitë, me dyer të rreme që nuk mund të hapen.Dyerrt e rreme në errësirë përfaqësonin ndarjen midis të gjallëve dhe të vdekurve. /NGJYRA.COM/

Domus de Janas 19 Domus de Janas 18 Domus de Janas 16 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Domus de Janas 12 Domus de Janas 13 Domus de Janas 10 Domus de Janas 11 Domus de Janas 9 Domus de Janas 7 Domus de Janas 5 Domus de Janas 4 Domus de Janas 3 Domus de Janas 2 Domus de Janas 1 Domus de Janas 14 Domus de Janas 8

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *