Zipllajn – sporti i ri për aventuristët

Njerëzit e rinj çdoherë janë në kërkim të aventurave të reja që u sjellin adrenalinë, ndërkaq zipllajn (zip-line) është një prej sporteve të shpikura së fundi për dashamirët e sporteve ekstreme.

Bëhet fjalë për lëshimin nëpër tel (kabllo) nga ndërtesat e larta, ku në një moment të caktuar duhet të ndaheni nga teli, të fluturoni në ajër dhe të hapni parashutën.

Megjithatë, sikur në çdo lloj të sportit ekstrem edhe këtu ekzistojnë njerëzit që duan të tregohen më të mirët dhe më të fortët. Andaj, në vijim ju prezantojmë ndërtesën ku është vendosur teli zipllajn më i gjatë në botë. Bëhet fjalë për rrokaqiellin White Tower në Panama, që është i lartë 243 metra.

Telat janë të gjatë 600 metra, ndërsa sportisti duhet të shkopsitet në gjysmë të rrugës, të hapë parashutën dhe në fund të ulet në cakun e shënuar në tokë.

Duket sport interesant, por dhe i rrezikshëm njëkohësisht. Çfarë mendoni ju? /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply