• Aktualitet
  • Biznes
  • Historike
  • Humor
  • Rreth Botes
  • Tech
  • VIP
Ngjyra.com
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Ngjyra.com
No Result
View All Result

Druri i jetës – magnet për turistët

by
06/08/2016
in E gjelbër
0
Druri i jetës – magnet për turistët

Atje ku nuk ekziston asnjë formë e jetës – ka mbirë mrekullia, druri i jetës katër decenie i vjetër i cili është bërë njëri ndër atraksionet kryesore të Bahrejnit, duke tërhequr turistë të shumtë nga e tërë bota.

Druri i lartë pothuajse dhjetë metra i llojit “Prosopis genus” ka mbirë në pjesën shkretinore në të cilën asnjë bimë tjetër nuk ka mundur të rritet.

Meqenëse në atë pjesë nuk ekziston asnjë burim uji, banorët vendës fatin e këtij druri e shikojnë si mrekulli të vërtetë.

Për shkak të legjendës magjike mbi ekzistencën, “Druri i jetës” është shndërruar në atraksion të vërtetë, andaj vlerësohet që më shumë se pesëdhjetë mijë turistë në vit shkojnë në Bahrejn për t’u kënaqur duke shikuar drurin madhështor.

druri i jetes1

Pikërisht për shkak të veçantisë magjike të cilën ia përshkruajnë, ky dru shpesh është cak i shumë ritualeve religjioze apo magjike.

Kurora e bujshme e drurit është shumë atraktive për turistët, mirëpo jo më pak të mrekullueshme nuk janë edhe rrënjët e këtij “luftëtari” të shkretëtirës.

Në të vërtetë lloji i drurit “Prosopis genus” është i njohur për sistemin e degëzuar të rrënjëve, të cilat në këtë rast shkojnë dhjetëra metra në thellësi dhe po aq në gjerësi.

Për fat të keq nuk është numri i vogël i atyre të cilët dëshirojnë t’i lënë gjurmët në këtë dru, andaj trupi i tij është i mbuluar me porosi të gdhendura.

Druri gjendet në bregun ranor të lartë më shumë se shtatë metra, të vendosur në shpatin e “Malit të tymit”, siç e quajnë banorët këtë kodër “Jabal ad Dukhan”. /NGJYRA.COM/   

Tweet #prishtina
Previous Post

Tristan da Cunha, vendbanimi më i izoluar në botë

Next Post

10 qytetet që nuk kanë ekzistuar në vitin 1960

Next Post
10 qytetet që nuk kanë ekzistuar në vitin 1960

10 qytetet që nuk kanë ekzistuar në vitin 1960

Please login to join discussion

About Us

COLORNEWS

We love WordPress and we are here to provide you with professional looking WordPress themes so that you can take your website one step ahead. We focus on simplicity, elegant design and clean code.

Advertisiment

Linqe me rëndësi

  • Fluturimet në ANP “Adem Jashari”
  • Policia e Kosovës
  • Doganat e Kosovës
  • KESCO-Qendra e thirrjeve
  • Ujësjellësi-Qendra e thirrjeve

RSS Vipat Shqiptarë

  • Tuna braktis te dashurin
  • Te jesh seksi eshte plus per nje femer
  • Shtrohet ne spital
  • Bono i U2 kumbari i binjakeve
  • E zbehet dhe e dobet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.