Është e vështirë për t’u besuar, mirëpo këto portrete që do t’i prezantojmë në vijim, janë vizatime dhe jo fotografi. Ato i ka vizatuar Diego Fazio, një artist i ri nga Italia.
Diego, i cili njihet me nofkën DiegoKoi në deviantART, karrierën e tij e kishte filluar si artist i tatuazheve, për të vazhduar më pastaj me vizatimin e trupave të njerëzve në vend të vizatimit mbi trupa.
Për të realizuar një vepër të detajuar, Diegos i nevojiten deri në 200 orë pune. Se çfarë mrekullie bëjnë duart e tij, shikoni në vijim. /NGJYRA.COM/