Lajm
Mirë se vini në Ngjyra.com

Pesë trupa të cilët me shekuj “refuzojnë” të kalben

Pesë trupa të cilët me shekuj “refuzojnë” të kalben

Trupi ynë lind, jeton, vdes dhe në fund kalbet në tokë. Ky është një rend “natyror” i ekzistimit të trupit dhe të jetës njerëzore. Megjithatë, ekzistojnë njerëz, trupat e të cilëve pas vdekjes thjesht nuk funksionojnë sipas parimit të përmendur më sipër.

1. Shën Betina Zita

Saint Betina Zita

Shën Zita gjatë jetës së saj ka qenë një person i hareshëm dhe i dashur të cilin e kanë dashur të gjithë. Kur në vitin 1272 ka vdekur, është krijuar kulti i saj.

Treqind vjet më vonë, në mesjetë, trupi i saj është ekshumuar, dhe për habi të të gjithëve, nuk ishte kalbur aspak.

Për të gjithë ata që nuk besojnë, trupi i saj është balsamosur dhe sot e kësaj dite gjendet në Bazilikën San Fredijano në qytetin italian Luka.

2. Dashi-Dorzo Itigilov

Dashi-Dorzo ItigilovItigilov ka qenë lama budist i cili ka ikur nga Rusia. Miqve të tij u ka kërkuar të fillonin me ceremonitë për varrimin e tij në vitin 1927, edhe pse ka qenë gjallë.

Ka vdekur në kohën e meditimit, në pozitën ulur. Në testament ka lënë rregulla precize të mënyrës së varrimit të tij, ndërsa ka kërkuar që trupi t’i ekshumohet disa vjet pas vdekjes së tij.

Trupi i tij është përshkruar si “kur është fjala për personin i cili ka vdekur para 36 orëve”.

3. La Donçela

La Doncela

Para përafërsisht pesë shekujve, një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare – pjesëtare e popullit inka, ka vdekur me rastin e alpinizmit në Argjentinë. Me kokë është përplasur për një shkëmb të mbrehtë dhe ka mbetur në vend e vdekur, në pozitën ulur.

Ajri i ftohtë dhe përqendrimi i vogël i oksigjenit kanë ruajtur trupin e saj deri në vitin 1999, kur e kanë gjetur alpinistët.

Emri saj nuk është i njohur dhe të gjithë e quajnë “La Donçela”, që do të thotë “virgjëresha”.

4. Xin Zhui

LADY XIN ZHUIDama Xin Zhui ka qenë bashkëshortja e princit kinez nga dinastia Han. Ka bërë jetë posaçërisht ekstravagante në atë kohë. Ka ngrënë shumë mish (gjë që nuk ka qenë e zakonshme), dhe nuk ka punuar asgjë. Atë temp në fund i ka kushtuar me jetë, pasi një vitin 163 para erës sonë ka vdekur nga obeziteti.

Kur trupi i saj është zbuluar në vitin 1971, lëkura i ishte e butë, ndërkaq gjymtyrët normalisht të lakuar në nyja. Askush nuk e di se si trupi i saj ka mbetur ashtu i ruajtur pothuajse dy mijë vjet!

5. Shën Katarina Labur

 Shën Katarina Labur

Shën Katarina ka qenë e njohur për vizionet e njohura të saj, posaçërisht kur në vitin 1830 i është shfaqur Virgjëresha Maria.

Shumë shpejt mijëra katolikë filluan të bartnin medaljone me skalitjen e vizioneve dhe fjalëve të Katarinës. Është varrosur më 1876, ndërkaq është ekshumuar më 1933, kur për bafasi të të gjithëve, trupi i saj ka qenë absolutisht i paprekur.

Në Paris tani mund të vizitohet dhe të shihet trupi i saj i ruajtur. /NGJYRA.COM/

Ndaj: