Aeroplanët ushtarakë më të shtrenjtë në botë

Njihuni me aeroplanët ushtarakë më të shtrenjtë në botë prodhimi i disa prej të cilëve kushton sa buxheti i një shteti në zhvillim…

F/A-18 Hornet: 94 milionë $

avio shtrenjte1

Ky aeroplan luftarak me dy motorë, i forcave amerikane mund të sulmojë objektiva në tokë dhe ajër. Për herë të parë është përdorur në vitet 1980-ta, në operacionin Stuhia e shkretëtirës.

F/A-18 është përdorur edhe nga Kanadaja, Australia, Finlanda, Kuvajti, Malajzia, Spanja dhe Zvicra.

EA-18G Growler: 102 milionë $

avio shtrenjte2

Growler është një version me armatim të lehtë, i aeroplanit luftarak F/A-18, i cili është azhurnuar edhe me pajisje për luftë elektronike, që do të thotë se EA-18G jo vetëm që i detekton dhe i nxjerrë jashtë funksioni radarët e armikut, por edhe i bllokon komunikimet e tij.

V-22 Osprey: 118 milionë $

avio shtrenjte3

Ndonëse ngritet dhe lëshohet në tokë si një helikopter, ky aeroplan mund të fluturojë me shpejtësi  dhe në distanca shumë më të mëdha se fluturakja me helikë.

Për herë të parë është përdorur në luftimet në Irak në vitin 2007. Megjithë problemet konstruktive dhe të dizajnit që janë hasur në praktikë, thuhet se forcat amerikane kanë në plan që të vazhdojnë ta përdorin atë në Afganistan.

F-35 Lightning II: 122 milionë $

avio shtrenjte4Megjithëse ky aeroplan luftarak supersonik ,i pakapshëm nga radarët, është zhvilluar si pjesë e një programi të përbashkët të  SHBA-ve dhe aleatëve të  saj, me synimin për të zëvendësuar arsenalin e vjetëruar të  aeroplanëve,  F-35  është kritikuar për shkak të peshës së madhe dhe fuqisë së dobët të konfrontimit, që e bëjnë një shenjestër të lehtë për armikun.

E-2D Advanced Hawkeye: 232 milionë $

avio shtrenjte5

Hawkeye paraqet një të arritur të madhe për mbikëqyrje dhe zbulim, meqë sistemi i fuqishëm i radarit të tij e rritë gamën e territorit që mund të monitorohet për 300%. Ky aeroplan ende është në fazën testuese.

VH-71 Kestrel: 241 milionë $

avio shtrenjte6

Ky është një projekt i helikopterit të teknologjisë së lartë, me të cilin synohet të zëvendësohen helikopterët e vjetëruar të Presidencës amerikane.

Në kohën kur Presidenti Obama e kishte marrë detyrën, projekti i këtij helikopteri e kishte kaluar më shumë se 50% të buxhetit të planifikuar, andaj menjëherë pas inaugurimit të tij, Presidenti i kishte bërë të ditura planet që ta ndërpresë këtë projekt për shkak të tejkalimit të shpenzimeve të parapara.

Megjithatë, Komiteti për Ndarje Buxhetore i Shtëpisë së Bardhë kishte miratuar rialokimin e 485 milionë dollarëve për financimin e Kestrelit.

P-8A Poseidon: 290 milionë $

avio shtrenjte7

Ky është një version i modifikuar për qëllime ushtarake i  Boeingut 737 që përdoret për luftë kundër nëndetëseve dhe grumbullimin e  të dhënave. P-8A mund të bartë silurë, raketa dhe armë të tjera.

C17A Globemaster III: 328 milionë $

avio shtrenjte8

C17A është një aeroplan transportues i forcave ushtarake ajrore që shfrytëzohet për bartjen e  trupave  në zonat e luftës, evakuime mjekësore dhe kryerjen e misioneve të desanteve ajrore.

Nga vitit 1993, që kur është në përdorim, ky aeroplan është përdorur për të dislokuar trupa dhe ndihmë humanitare në Afganistan dhe Irak.

F-22 Raptor: 350 milionë $

avio shtrenjte9Për herë të parë është konceptuar gjatë Luftës së Ftohtë, si një aeroplan konkurrent me aeroplanin  sovjetik që kurrë nuk u ndërtua.

Deri vonë F-22 është konsideruar si aeroplani më i mirë luftarak në botë dhe më i shtrenjti.

Ky aeroplan mund t’i godasë raketat kryqëzore të armikut, mund të fluturoj në distanca të gjata me shpejtësi supersonike dhe t’iu shmanget pothuajse të gjitha llojeve të radarit.

B-2 Spirit: 2.4 miliardë $

Spirits begin to soar

Në vitin 1987 ishte kërkuar që të blihen 132 bombardues B-2, mirëpo për shkak të çmimit të tij astronomik, Kongresi amerikan kishte vendosur që  të blihen vetëm 21.

Aktualisht ekzistojnë vetëm 20 bombardues B-2, për shkak se një prej tyre është rrëzuar në vitin 2008.

B-2Spiritështë e vështirë të zbulohet nëpërmjet rrezeve infra të kuqe, valëve akustike, elektromagnetike, sinjaleve vizuele ose radarit. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply