10 aktorët më të pasur në botë

Bëhuni gati për të mësuar se kush janë 10 aktorët më të pasur në botë. Ne kemi përpiluar një listë të plotë me 10-shën më të pasur në fillim të vitit 2015!

10. Adam Sandler

aktor pasuri10

Pasuria e vlerësuar neto: 350 milion dollarë

Adam Richard Sandler (emri i vërtetë) është i lindur në Brooklyn, New York në vitin 1966. Roli i tij i parë në film ishte ai i Schecky Moskowitz në filmin e vitit 1989, “Going Overboard”.

9. Clint Eastwood

aktor pasuri9

Pasuria e vlerësuar neto:  370 milion dollarë

Clinton Eastwood Jr. (emri i vërtetë) është i lindur në San Francisko, Kaliforni, në vitin 1930. Roli i tij i parë në film ishte ai Jennings-ut në filmin e vitit 1955, “Revenge of the Creature”.

8. Bill Cosby

aktor pasuri8

Pasuria e vlerësuar neto: 380 milion dollarë

William Henry “Bill” Cosby Jr. (emri i vërtetë) është i lindur në Filadelfia, Pensilvani, në vitin 1937. Kulmin e famës së tij Bill Cosby e ka arritur me rolin në Cosby show të vitit 1984.

7. Tom Hanks

aktor pasuri7

Pasuria e vlerësuar neto:  390 milion dollarë

Thomas Jeffrey “Tom” Hanks (emri i vërtetë) është i lindur  në Concord, Kaliforni, në vitin 1956. Roli i tij i parë në film ishte ai i Elliot-it në filmin e vitit 1980 “He Knows You’re Alone”.

6. Jack Nicholson

aktor pasuri6

Pasuria e vlerësuar neto: 400 milion dollarë

John Joseph “Jack” Nicholson (emri i vërtetë) është i lindur në San Francisko, Kaliforni, në vitin 1930. Roli i tij i parë në film ishte ai i Jimmy Wallace në filmin “The Cry Baby Killer”, të vitit 1958!

5. Johnny Depp

aktor pasuri5

Pasuria e vlerësuar neto:  450 milion dollarë

John Christopher “Johnny” Depp II (emri i vërtetë) është i lindur në Owensboro, Kentucky, në vitin 1963. Roli i tij i parë në film është ai  i Glen Lantz-it në filmin “A Nightmare on Elm Street”, të vitit 1984!

4. Tyler Perry

aktor pasuri4

Pasuria e vlerësuar neto: 475 milion dollarë

Emmitt Perry, Jr (emri i vërtetë) është i lindur në New Orleans, Louisiana, në vitin 1969. Roli i tij i parë në film është ai i Mable “Madea” Simmons në filmin e vitit 2002 “Madea’s Family Reunion”.

3. Tom Cruise

aktor pasuri3

Pasuria e vlerësuar neto: 480 milion dollarë

Thomas Cruise Mapother IV (emri i vërtetë) është i lindur në Syracuse, Nju Jork, në vitin 1962. Roli i tij i pare në film është ai i Billy-it në filmin “Endless Love” të vitit 1981.

2. Shah RukhKhan

aktor pasuri2

Pasuria e vlerësuar neto: 600 milion dollarë. Shahrukh Khan (emri i vërtetë) është i lindur në Nju Delhi, në vitin 1965. Roli i tij i pare në film është ai i Raja Sahai-t në filmin “Deewana” të vitit 1992!

1. Jerry Seinfeld

aktor pasuri1

Pasuria e vlerësuar neto:  830 milion dollarë

Jerome Allen “Jerry” Seinfeld (emri i vërtetë) është i lindur në Brooklyn, Nju Jork, në vitin 1954. Roli i tij i parë ishte në serinë televizive të vitit 1982 “An Evening at the Improv”, ndërsa kulminacionin e famës e ka arritur me komedinë e tij të lehtë Seinfeld, e cila ishte një hit i madh. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply