banner

E hirtë

10 gjëra më pak të njohura mbi paranë


Njëra ndër gjërat më pak të njohura mbi paranë është edhe aroma të cilën e ndiejmë tek monedhat. A e keni ditur që ato kanë aromë njeriu?

1. Bankënotat mund të bartin salmonelën dhe esheri kolin, ndërkaq virusi në bankënota mund të mbijetojë edhe deri në dhjetë ditë.

2. Çdo ditë në SHBA emetohen 37 milionë bankënota, ndërkaq 95 për qind e tyre zëvendësojnë dollarin në shtetet e tjera.

3. Shpikësin e bankomatit Xhon Sheperd Baronin për këtë shpikje e ka inspiruar automati i kafesë.

parate1

4. Një revistë satirike pasanikëve u ka dërguar çeçe në vlerë prej 13 centësh. Të vetmit që e kanë pranuar kanë qenë vetëm Donald Ramp dhe tregtari i armëve Adnan Kashogi.

5. Mbretëresha Elizabeta II paraqitet në bankënota në 33 shtete në 26 portrete të ndryshme.

6. Aroma e duarve tuaja pasi që keni qenë në kontakt me monedhat ka aromë njeriu, e jo aromë metali. Yndyra e lëkurës shkatërrohet pasi që keni prekur hekurin, gjë që shkakton aromën.

parate6

7. Një koleksionist ka paguar 2.500 dollarë për bankënotën prej një dollari me numrin serik B00000002J.

8. Kinezët për herë të parë kanë përdorur bankënota 500 vjet para Evropës, e cila bankënotat i ka vënë në qarkullim në shekullin XVII. I kanë hequr nga qarkullimi për shkak të hiperinflacionit në vitin 1455, ndërkaq sërish i kanë vënë në qarkullin disa qindra vjet më vonë.

9. Emri i kryetares së Filipineve ka qenë i shtypur gabimisht në bankënotat prej 100 pesësh. Ngjashëm ka ndodhur edhe në Kili. Atje janë lëshuar në qarkullim një milionë monedha, ndërkaq gabimi është vërejtur vetëm pas një viti. Në vend të Chile është shkruar Chiie.

10. Narkobosi Pablo Escobar ka zhvlerësuar 10 për qind të parave të veta, sepse kanë qenë të dëmtuara me ujë apo bankënotat që janë ruajtur në depo, i kanë grimcuar minjtë. /NGJYRA.COM/

parate3

Të fundit të publikuar

»

Këto gjëra nuk i kuptojnë të huajt në Amerikë…

Janë disa gjëra që të huajt nuk mund t’i kuptojnë – apo ...

»

50 fobie më të çuditshme

Fobie janë frika tepër të mëdha, irracionale, ndërkaq ...

»

29 pishinat më mahnitëse në botë

Pishinat me skaje që nuk shihen janë një arritje e ...

»

10 ujërat më të kthjellëta në botë

Uji i kthjellët si kristali është me të vërtetë një nga ...

»

20 rrugë magjike dhe të “çmendura”

Në botë ekzistojnë qindra dhe mijëra vende të bukura për t’u ...

»

40 aksidentet më të çuditshme në trafik

Aksidentet në trafik mund të jenë gjë shumë serioze, me pasoja ...

»

27 gabime që i bëjmë gjatë jetës

Jeta është e çmuar, por fatkeqësisht këtë gjë njerëzit e ...

»

Mrekullitë e kohës moderne në botë

Bota jonë vazhdimisht evoluon dhe me kalimin e kohës raca ...

»

Burimet më atraktive të ujit të nxehtë

Natyra e mrekullueshme na inspiron me mrekullitë e saj mahnitëse. ...