10 pyetjet të cilat meshkujt frikësohen t’ua bëjnë partnereve…

Ndoshta mund t’ju duket e pabesueshme por, meshkujt – përkundër faktit se janë më të hapur në bisedë se femrat (nganjëherë edhe më të pakujdesshëm) – frikësohen t’ua bëjnë disa pyetje partnereve të tyre.

Përse? Sepse nuk duan të lëndojnë partneren apo dhe të gjejnë veten në ndonjë situatë të palakmueshme.

Revista prestigjioze “Glamour” ka përpiluar një listë me 10 pyetje të cilat meshkujt nuk guxojnë t’ua bëjnë parnereve të tyre – dhe çuditërisht jo të gjitha lidhen me seks.

cifti muhabet2

Lexoni në vijim se çfarë në të vërtetë mendon një mashkull, ndërsa frikësohet të pyes partneren e tij:

1. A mendon se jam frikacak nëse them se frikësohem nga… lartësia/gjarpri/marimanga /fluturimi me aeroplan…?

2. A mendon se seksi na është bërë paksa monoton?

3. Edhe pse dukesh mirë me disa kg tepricë, a mendon se është koha të shkosh në palestër?

4. A duhet patjetër t’i shikoj sërish ato fotografi?

5. A mendon se i dashuri i shoqes tënde është më tërheqës së unë?

6. A do të hidhëroheshe po të thosha se nuk më ha palla nëse do të blesh fustanin e kuq apo të ziun?

7. A e di se parfumi yt më bën të vjell?

8. A do të mund të ishe pak më diskrete? Nuk dua të di se çfarë bën ti çdo sekondë.

9. A do të hidhëroheshe po të thosha se jam pak xheloz në kolegun tënd (të pashëm) të punës?

10. Përse nuk depilohesh rregullisht? /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *