10 shqiponjat më të mëdha në botë

Në vijim ju sjellim dhjetë shqiponja më të mahnitshme, më të bukura por dhe më të rrezikshme në botë…

10 – Shqiponja e artë Berkute

shqiponja10a

Megjithëse, pesha mesatare e saj është 6.5 kg, ky lloj i  mrekullueshëm mund të peshojnë deri në 12 kg. Berkut padyshim është një nga shqiponjat më peshën më të madhe!

9 – Shqiponja tullace

shqiponja9

Kjo shqiponjë, simbol i SHBA-ve, është e madhe por me peshë dhe gjatësi të krahëve të hapur më të vogël sesa ajo Berkut.

8 – Shqiponja Lubi

shqiponja8

 

Në dukje shumë e ndryshme nga shqiponjat tjera, Lubi është shqiponja më e fuqishme në botë! Përveç kësaj ajo është edhe shumë këmbëngulëse kur është në pyetje preja e saj.

7 – Shqiponja filipinase

shqiponja7

Me këmbë të gjata dhe dukje elegante, kjo shqiponjë dikur ishte menduar të jetë shqiponja më e madhe në botë, një supozim ky i bazuar në këmbët e saj. Gjatësia e trupit të kësaj shqiponje që peshon rreth 8 kg, arrin deri në 1 metër.

6 – Shqiponja afrikane me kurorë

shqiponja6

Megjithëse peshon vetëm deri në 4 kg kjo shqiponjë, më e fuqishmja në Afrikë, njihet  ndryshe edhe si shqiponja mbretëreshë.

5 – Shqiponja bishtbardhë e detit

shqiponja5

Ndonëse nuk është e madhe dhe e rëndë sa konkurrentet e saj, kjo shqiponjë është një grabitqare e rryer.

4 – Shqiponja luftarake afrikane

Martial Eagle

Nuk është e madhe sa shqiponjat tjera, por është më e madhja në Afrikë dhe shumë e fuqishme. Shqiponja luftarake peshon deri në 6 kg, ndërsa krahët e hapur të saj arrijnë gjerësinë deri në 2.1 metra. Për dallim prej shqiponjave tjera, kjo shqiponjë sulmon pretë goxha të mëdha.

3 – Shqiponja e Verreaux-it

Verreaux's Eagle. Black Eagle, Aquila verreauxii

80 cm e gjatë dhe me peshë deri në 5 kg, kjo shqiponjë është një “makinë sulmuese” shumë e rrezikshme!

2 – Shqiponja australiane me bisht në formë diamanti

shqiponja2

Krahët e hapur të kësaj shqiponje e arrijnë gjatësinë deri në 3 metra, andaj deri vonë është menduar se është më e madhja në botë.

1 – Shqiponja e detit e Stellerit

shqiponja1

Me peshë deri në 9 kg, gjatësi të trupit deri në 1 metër dhe gjerësi të krahëve të  hapur deri në 2.5 metra, kjo shqiponjë konsiderohet të jetë më e madhja në botë! /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply