10 superheronjtë e vërtetë

Superheronjtë nga filmat na bëjnë shpesh të ëndrrojmë se si do të mund ta kalonim ditën, në vend se të punojmë të ulur pranë një tavoline. Ndërsa ne ëndërrojmë me sy hapur, disa njerëz investojnë kohë dhe energji për zhvillimin e superfuqive të tyre, qofshin ato nga lindja apo të fituara në kohë dhe rrethana të ndryshme të veçanta.

10. Magneto

superheroji 10

80 vjeçari Liew Thow Lin nga Malajzia ka dhuntinë  e magnetizmit apo më saktësisht tërheqjes së objekteve metalike me trupin e tij. Tre nga nipërit e tij e kanë trashëguar këtë tiparë.

9. Njeriu me qëndrueshmëri të pabesueshme

superheroji 9

Në vitin 2006, Dean Karnazes tronditi të gjithë, kur vrapoi  50 maratona, në 50 shtete në 50 ditë rresht. Për më tepër, ai ia ka dalë që të vraponte pandërprerë  350 kilometra, duke mos fjetur fare tre netë rresht. Thuhet se trupi i tij është në gjendje ta reduktojë prodhimin e  acidit laktik me kalimin e kohës, gjë që mund të jetë jo e shëndetshme meqë çdo organizëm ka kufizimet e tij.

8.  Z. Nofulla

superheroji 8

Në kohën kur kishte qenë adoleshent, Rathakrishnan Velu ishte takuar me një guru indian, i cili e kishte mësuar atë se si t’i kanalizonte të gjitha forcat e tij në një pjesë të trupit. Ai kishte zgjedhur  t’i zhvillonte nofullat e tij, me të cilat edhe theu një rekord botëror duke tërhequr trenin me peshë prej 297 tonelatash në një distancë prej 2.8 metrash, në stacionin e trenit ne Kuala Lumpar, në Malajzi.

7. Das Uberboy

superheroji 7

Në vitin 1999 në Gjermani u lind djali muskulator,Liam Hoekstra, i cili qysh në moshën 4 vjeçare ishte në gjendje të ngriste pesha gjashtë herë më të rënda se sa moshatarët e tij.  Thuhet se shkaku i këtij fenomeni duket të ketë qenë një mutacion gjenetik që ndryshon mënyrën e rritjes se muskujve.

6. Vajza rentgen (rreze X)

superheroji 6

Mjekët në spitalin lokal në Saransk, në Rusinë perëndimore, janë mahnitur me aftësitë e Natasha Demkinanas e cila mund të shoh brenda trupit të njeriut saktësisht se çfarë po ndodh me organet e tij.

5. Z. Ngrirësi

superheroji 5

Me ushtrime të mjaftueshme çdo njëri prej nesh do të mund ta kontrollojë temperaturën e trupit të tij. Ndonëse kështu thuhet të paktën në teori,  Wim Hof i cili praktikon një teknikë të Yoga Sutras të quajtur Tummo ia ka dalë që të vrapojë pa fanellë, në Rrethin Arktik ku temperatura mund të bjerë deri në -20 gradë celsius, apo edhe më ulët.

Wim po ashtu ia ka dalë që, të ngjitet në malin Kilimanxharo i veshur gjatë ditëve vetëm me pantallona të shkurtra, të notoj nën akull për 66 metra si dhe të qëndrojë në akull për një orë e 13 minuta.

4. Zamora – Mbreti i Torturës

superheroji 4

Tim Cridland e përdorë për shfaqjet skenike emrin Zamora – Mbreti i Torturës. Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka gëlltitur shpata, zjarr, ka therrur trupin e tij. Tim pretendon se ai e përdorë fuqinë e mendjes për ta përballuar dhimbjen, diçka që edhe është shumë e mundur.

3. Njeriu që ha gjithçka

superheroji 3

Falë stomakut dhe zorrëve të tij jashtëzakonisht të trasha, artisti francez Michel Lotito mund të konsumonte çdo gjë që ai donte, përfshirë qelqin, gomën dhe metalin. Për dy vjet kohë ai e kishte çmontuar dhe ngrënë gradualisht çdo pjesë të një aeroplani Cessna.

2. Kujtesa fotografike

superheroji 2

Stephen Wiltshire është person me autizëm që bën fotografi arkitektonike të qyteteve të tëra, si rezultat i kujtesës së tij të pabesueshme fotografike. Ai mund t’i kujtojë edhe detajet më të vogla të ndërtesave më të mëdha dhe t’i paraqesë ato me saktësi mahnitëse. Përndryshe Stephen ka studiuar Artet e Bukura në Kolegjin e Arteve City and Guilds, në Londër.

1. Fleksimeni

superheroji 1

Sindromi Marfan me të cilin është diagnostifikuar Javier Botet e ka bërë atë një fleksimeni në jetën e  vërtetë. Personat e prekur nga ky sindrom janë jashtëzakonisht të gjatë, kanë duar, këmbë e gishta të gjate e të hollë, mund ta përdredhin trupin në mënyrë drastike dhe rëndom kanë defekte në zemër dhe organe të tjera, çka nuk është rasti edhe me Javierin.  /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply