4 ushtrime me të cilat do ta përmirësoni jetën seksuale

Shndërrojeni seksin e mirë në seks të shkëlqyeshëm me ndihmën e këtyre ushtrimeve të thjeshta

Keni trup i cili është i gatshëm për seks të pabesueshëm, ka shumë pak lidhje me atë se si dukeni lakuriq, edhe pse vetëbesimi të cilin e jep trupi muskulor gjithsesi shton lumturinë në dhomën e gjumit.

Në të vërtetë, muskujt më të pakët të cilët nuk i shihni apo nuk i ndieni janë ata që e bëjnë dallimin.

Çelësi është forcimi i muskujve stabilizues në pjesën e poshtme të trupit, të komblikut dhe “bërthamës” (muskujt e barkut dhe muskujt e mesëm të shpinës), kështu që mund të përballeni me cilëndo qoftë pozë të cilën do ta praktikoni… dhe mund të kënaqeni me “finalen” intensive.

Bëni dy deri tri seri të secilit ushtrim tri herë në javë. Jo vetëm që do të arrini të keni trup seksi që do t’ia vlejë ta ekspozoni, por me të shumë më tepër dhe më mirë do të argëtoheni!

Plie

ushtrime111

Është i mirë për seks, sepse përmirëson fortësinë dhe fleksibilitetin në pjesën e poshtme të trupit.

Qëndroni me këmbë të hapura barabar me gjerësinë e krahëve, gishtat e shputave të jenë të kthyera jashtë për 45 gradë, duart vini në kërdhokulla. Ngadalë lakoni gjunjët derisa kofshët të arrijnë në pozitën paralel me dyshemenë (b). Kthehuni në pozicionin fillestar. Ky është një ushtrim. Bëni 12 e më shumë.

Ura

ushtrime222

Është e mirë për seks, sepse ngre qëndrueshmërinë e muskujve të komblikut, përmirëson orgazmën.

Shtrijuni në dysheme, duart mbani afër trupit, ndërkaq thembrat në dysheme (a). Ngrini kërdhokullat derisa  gjunjët, kofshët dhe krahët të mos arrijnë në linjë të rrafshët (b). Qëndroni në këtë pozitë dy sekonda, pastaj kthehuni në pozitën fillestare. Ky është një ushtrim. Bëni 20.

Shtrirja në topin pilates

ushtrime333

Është e mirë për seks, sepse forcon muskujt e trupit në mënyrë që më lehtë të përballoni pozat e ndryshme.

Merrni pozitën sikur bëni pompa – me nëngjurin në topin pilates, shuplakat vendosni në dysheme (a). Ngadalë tërhiqni gjunjët drejt gjoksit (b). Shtrini këmbët, përkatësisht rrotulloni topin nga prapa në fillim. Ky është një ushtrim. Bëni 10 deri 15.

Përkulja

ushtrime444

Është e mirë për seks, sepse përmirëson fleksibilitetin dhe forcon kuadricepset dhe muskujt e trupit.

Uluni në gjunjë në dysheme, duart shtrini anash (a). Duke e mbajtur kokën dhe boshtin kurrizor drejt në linjën e kërdhokullave, ngadalë përkuluni prapa (b). Qëndroni në këtë pozitë tre sekonda, pastaj kthehuni në pozitën fillestare. Ky është një ushtrim. Bëni 15. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *