5 lloje të cilat njerëzit i kanë shpëtuar nga zhdukja

Është e vërtetë që njerëzit janë përgjegjës për zhdukjen shumë llojeve të gjallesave në planet. Mirëpo, ajo për të cilën pakkush flet, është fakti që njerëzit kanë shpëtuar shumë lloje, disa kanë mundur të zhdukeshin natyrshëm, po të mos ishim kujdesur për to.

Si shembull marrin pandat. Ato kaherë natyrshëm do të ishin zhdukur po të mos kishin qenë njerëzit të cilëve u duken të këndshme.

Pandat, krahas dështimeve të shumta të tyre, madje nuk dinë as të shumohen pa ndihmën e njerëzve, edhe atëherë kur në natyrë arrijnë të lindin pasardhës, shanset janë 50% që do ta vrasin, sepse nuk mund të njohin beben e tyre dhe mendojnë që është ndonjë i panjohur.

Në vazhdim, vetëm një numër të vogël të llojeve të cilat i kemi shpëtuar nga zhdukja.

5. Ketri sirian

lloje shpetim1

Në shekullin e kaluar, zoologët kanë kapur disa brejtës të çuditshëm në Siri. I kanë emëruar Ketra sirianë, apo ketra të artë. Midis tyre ka qenë vetëm një brejtës femër.

Pasi që zoologët rritën disa gjenerata dhe shtuan popullatën e këtij lloji, një numër i tyre ka ikur ndërsa të tjerët janë bërë paraardhës të kanakarëve të sotëm shtëpiakë.

Po të mos kishte qenë puna e një biologu, ketrat shtëpiakë dhe ketrat e egër sot fare nuk do të ekzistonin.

4. Bizoni evropian

lloje shpetim2

Bizoni evropian është kafsha më e madhe tokësore në Evropë, mirëpo në tërësi është zhdukur për shkak të gjuetisë. Ushtarët e Luftës së Parë Botërore i kanë gjuajtur me qindra bizonësh për shkak të mishit, edhe pse kanë qenë tërësisht të vetëdijshëm për statusin e tyre të rrezikuar.

Bizoni i fundit i egër në Evropë është vrarë në vitin 1927. Fatmirësisht disa syresh kanë mbetur nëpër kopshtet zoologjike.

Falë punës së biologut gjerman, Heinz Heck, i cili nga 12 bizonët e mbetur ka rritur 4.000 bizonë , të cilët sërish i ka kthyer në natyrën e egër.

Meqenëse ky lloj i kafshës është tepër i ndjeshëm ndaj disa sëmundjeve, akoma nevojitet kujdesi i njeriut në mënyrë që kjo kafshë akoma të jetojë.

3. Kali i egër i Mongolisë

lloje shpetim3

Shumica e kuajve të egër sot janë parardhës të kuajve zbutur. Mirëpo kuajt e egër të Mongolisë kurrë nuk kanë qenë të zbutur, dhe vërtet kanë mbetur të vetmit kuaj të egër në planet.

Pikturat e lashta në shpella tregojnë që këta kuaj ekzistojnë që para 20.000 vjetëve.

Pas Luftës së Dytë Botërore, të gjithë kuajt e egër janë zhdukur, disa për shkak të shkatërrimit të ambientit jetësor të tyre, disa për shkak të gjuetisë për ushqim të ushtarëve shpresëhumbur gjermanë në vitin 1945, kanë mbetur vetëm 31 kuaj të egër në botë.

Nga 31 kuaj, vetëm 9 sish ishte e mundshme që të shumoheshin, dhe me ndihmën e njerëzve tani kemi 1.800 kuaj të egër.

2. Ujku i himtë

lloje shpetim4

Lloji më i ndjekur në Evropë. Të gjithë ujqit janë zhdukur në Angli (1486), në Skoci (1743), në Irlandë (1770).

Në pjesën e parë të shekullit XX në Amerikën Veriore kanë besuar që ujqit shkaktojnë humbje të mëdha të kafshëve, për ç’shkak popullimi i tyre në botë është zvogëluar dukshëm.

Përpjekjet e njerëzve për të shpëtuar këtë lloj të ujqve kanë pasur sukses. Për herë të parë kur njeriu u angazhua në shpëtim e jo në vrasje, u arrit sukses i madh.

Tani të gjithë ujqit janë në vendet e tyre natyrore, të mbrojtur nga gjuetia dhe zhdukja.

1. Shqiponja kokëbardhë

lloje shpetim5

Në mesin e shekullit XX shqiponja kokëbardhë pothuajse ishte e zhdukur nga faqja e dheut. Femrat kanë rënë mbi vezë për të çelur zogj, të cilat kanë pasur gëzhoja shumë të holla dhe nuk kanë mundur të përballonin peshën e tyre.

Hulumtimet kanë treguar që shtimi i përdorimit të pesticideve ka qenë përgjegjës për këtë mutacion gjenetik.

Pasi që është ndaluar gjuetia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, pasi që njerëzit janë kujdesur për rritjen e tyre, shqiponjat kokëbardha janë shëruar tërësisht, madje edhe janë hequr nga lista e llojeve të rrezikuara.  /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply