5 qytete të harruara – pjesa II

Është kjo pjesa e dytë e qyteteve të harruara, qytete të cilat me shekuj kanë mbetur pothuajse të njëjtë, duke na mundësuar që për një çast ta përjetojmë historinë.

Nëse nuk i keni lexuar, ju rekomandojmë t’i lexoni edhe: 5 qytete të harruara (në të cilat është ndalur koha) – pjesa I: http://goo.gl/Vu2pjN

5. Taksila

qyteti taxila1

Taksila (Takkasila ose Taxila) është gërmadhë e qytetit të lashtë, i cili gjendet në provincën Punjab në Pakistan. Nga shekulli VI para erës së re, e deri në shekullin V të erës së re, qyteti ka qenë qendër e rëndësishme hinduse dhe budiste.

326 vjet para erës së re, qyteti i është dorëzuar Aleksandrit të Madh. Nga ajo periudhë, qytetin kanë sunduar shumë pasardhës kur ai është bërë qendër e rëndësishme budiste.

Taksila ka qenë qytet i zhvilluar, falë pozitës së shkëlqyeshme gjeografike: është gjendur në trekufirin e tri rrugëve të rëndësishme tregtare. Kur këto rrugë filluan të humbin rëndësinë, qyteti filloi të humbë forcën dhe famën e vet në shekullin V kur hunët përfundimisht e shkatërruan.

4. Timgad

qyteti Thamugadi2

Timgad (Thamugas ose Thamugadi) ka qenë qytet i kolonizuar i Perandorisë Romake të cilin e ka themeluar mbreti Trajan rreth vitit 100, në afërsi të qytetit të sotëm Batna në Algjeri.

Fillimisht i dizajnuar për popullatën prej rreth 15.000 banorëve, qyteti shpejt është stërpopulluar, andaj dukshëm është zgjeruar edhe jashtë kufijve të tij.

Në shekullin V, qytetin e kanë plaçkitur vandalët, ndërkaq dy shekuj më vonë edhe berberët. Pas sulmeve të berberëve, qyteti plotësisht është braktisur dhe është harruar, deri me zbulimin e tij në vitin 1881.

3. Zimbabveja e Madhe

qyteti zimbabme3

Zimbabveja e Madhe është një kompleks gërmadha gurësh të përhapur në një rajon të madh nëpër Zimbabvenë e sotme, shtet i cili e ka marrë emrin sipas këtij kryeqyteti të Mbretërisë së Zimbabvesë.

Ndërtimi i qytetit ka filluar në shekullin XI, ndërkaq ka zgjatur edhe gjatë 300 vjetëve të tjerë kur më në fund është bërë kryeqytet i mbretërisë së atëhershme, e cila është shtrirë në rajone të mëdha të shteteve të sotme Zimbabve dhe Mozambik.

Vlerësohet që në kulmin e zhvillimit të vet, Zimbaveja e Madhe ka pasur madje 18.000 banorë. Supozohet që braktisja e tërësishme e qytetit ka ndodhur për shkak të rënies së tregtisë, jostabilitetit politik, urisë dhe mungesës së ujit, të cilat i kanë shkaktuar ndryshimet klimatike.

2. Chan Chan

qyteti Chan Chan 4

Chan Chan është qytet parakolumbian në Amerikën Jugore dhe gjendet në pjesën peruane të rajonit La Libertad, 5 km në perëndim të qytetit Trujillo.

Ky qytet i pazakonshëm i madh është ndërtuar sipas teknikës së ndërtimit adobe rreth vitit 850 gjatë kohës së civilizimit Chimü, të mbretërisë kalimtare midis civilizimeve moche dhe inka.

Qyteti në kulmin e zhvillimit të vet ka pasur 30.000 banorë, ndërkaq fama e tij ka vazhduar deri në vitin 1470 kur e ka pushtuar civilizimi inka.

Fatkeqësisht, nga ky qytet i famshëm sot kanë mbetur vetëm muret e pazakonshme dhe stili arkitektonik, i cili nuk mund të shihet çdo ditë. Me ardhjen e spanjollëve, qyteti në tërësi është shkatërruar.

1. Persepolis

Shiraz / Persepolis

Persepolisi ka qenë  kryeqytet ceremonial i Perandorisë Perse në kohën e dinastisë iraniane të Ahemenidës. Gjendet 70 km në verilindje të qytetit modern Shiraz në provincën Fars në Iran.

Gërmadhat e këtij qyteti, dikur shumë i bukur, datojnë që nga viti 515 para erës së re, ndërkaq fama e tij nuk ka zgjatur shumë, sepse 331 vjet para erës së re e ka sulmuar Aleksandri i Madh, në procesin e pushtimeve të Perandorisë Perse – dhe e ka djegur deri në themel.

Persepolisi pas kësaj katastrofe ka mbetur kryeqytet i Persisë si krahinë e Perandorisë së Madhe Maqedone, ndërkaq me kalimin e kohës fama e tij në tërësi ka rënë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply