7 miliarderët që bëjnë jetë fare të thjeshtë

Kursimi është një shprehje subjektive. Një qytetar i zakonshëm konsiderohet kursimtar kur ai ushqehet në shtëpi, rezervon bileta të lira të aeroplanit, udhëton shpeshherë apo gjithëherë me transport publik etj. – ndërkaq, një i pasur konsiderohet kursimtar kur vishet me rroba të zakonshme, vozitë makinë të lirë, ushqehet në restorante të lira, etj.

Por, si qëndron puna me miliarderët, respektivisht njerëzit më të pasur të planetit? Do të befasoheni, sepse edhe në mesin e tyre ka persona shumë kursimtar, përkundër faktit se kanë pasuri të cilën nuk mund ta shpenzojnë edhe po të jetonin qindra vjet. Të shohim në vijim se, cilët janë ata dhe sa është pasuria e tyre.

Warren Buffett. Pasuria: 60.8 miliardë dollarë

miliarder thjesht 00001

Shefi i kompanisë “Berkshire Hathaway”, Warren Buffett, edhe pse është njeriu i tretë më i pasur në botë, ende jeton në një shtëpi modeste që e kishte blerë në vitin 1958 për 31,500 $.

Buffet nuk ka telefon celular, madje as kompjuter mbi tavolinën e tij të punës, ndërsa ushqehet në restorantet e thjeshta.

Ai ka shpjeguar se kualiteti i jetës së tij nuk është ndikuar fare nga pasuria. “Jeta ime nuk mund të jetë më e lumtur. Në fakt, do të ishte më keq po të kisha gjashtë ose tetë shtëpi. Unë kam çdo gjë që me nevojitet…”, ka thënë ai.

Mark Zuckerberg. Pasuria: 44.6 miliardë $

miliarder thjesht 00002

Përkundër statusit të njërit prej njerëzve më të pasur në botë, themeluesi dhe shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, jeton një jetë fare të thjeshtë me bashkëshortën e tij, Priscilla Chan, dhe vajzën e tyre të porsalindur.

Zuckerberg vishet fare thjeshtë, me xhinse dhe fanellë njëngjyrëshe, ndërsa vozit një makinë të lirë “Volkswagen GTI”. Ai shihet shpeshherë në restorantet e McDonald’s-it, ndërsa posedon një shtëpi 7 milionë dollarëshe, që është vlerë fare e vogël krahasuar me pasurinë që ka.

Ai ka deklaruar se dëshiron të përqendrohet në gjërat që do t’u ndihmojnë njerëzve, dhe jo të humbasë kohën në vendimet për blerjen e gjërave luksoze.

Carlos Slim Helú. Pasuria: 49.2 miliardë $

miliarder thjesht 00003

Themeluesi i kompanisë “Grupo Carso”, Carlos Slim Helú ka jetuar në një shtëpi gjashtëdhomëshe për 40 vjet. Ai mendon se pasuria është si një lloj pemishte, për të cilën duhet kujdesur që të rritet, dhe duhet investuar në zgjerimin e saj.

Slim është njëriu më i pasur në Meksikë, por ai ka hequr dorë nga luksi, siç janë, aeroplanët privatë apo jahtet, ndërsa thuhet se vozit një makinë të vjetër Mercedes-Benz.

Ai kënaqet kur ushqehet në shtëpi, i rrethuar nga fëmijët, nipat dhe mbesat e tij. Luksi i tij, ndërkaq, janë veprat e artit, cigaret kubaneze, dhe një rezidencë në Manhattan (New York), me vlerë prej 80 milionë dollarë, por të cilën dëshiron ta shesë.

Charlie Ergen. Pasuria: 12.3 miliardë $

miliarder thjesht 00004

Themeluesi i “Dish Network”, Charlie Ergen, është person i thjeshtë që nuk e pëlqen fare luksin. Ai e sjellë me vete në punë ushqimin dhe pijen e preferuar.

Ergen ka thënë se dëshira për kursim lidhet me fëmijërinë e vështirë të nënës së tij. “Nëna ime është rritur në kohën e depresionit ekonomik”, ka thënë ai për Financial Times.

Gjatë udhëtimeve, miliarderi Ergen deri vonë ka ndarë dhomën e hotelit me kolegët e punës.

Amancio Ortega. Pasuria: 68.5 miliardë $

miliarder thjesht 00005

Themeluesi i Inditex, respektivisht zinxhirit të dyqaneve “Zara”, Amancio Ortega, njihet për jetën e tij të thjeshtë dhe të ushqyerit në mensën e kompanisë, bashkë me punëtorët.

Bashkë me gruan e tij, ai jeton në një apartament modest në La Coruña të Spanjës.

Sikur dhe miliarderi Mark Zuckerberg, edhe magnati spanjoll i modës vishet fare thjeshtë; xhaketë, këmishë të bardhë, dhe pantollona ngjyrë hiri.

Disa mund të thonë se ai nuk është kursimtar, pasi që zotëron një aeroplan privat me vlerë prej 45 milionë dollarësh. Megjithatë, ai udhëton fare pak me këtë aeroplan, sepse është shumë i zënë me punë për të udhëtuar.

Ingvar Kamprad. Pasuria: 39.3 miliardë $

miliarder thjesht 00006

Themeluesi i IKEA-s, Ingvar Kamprad, përkundër faktit që është një pasanik i madh dhe një biznismen i suksesshëm, shumë shpesh udhëton me transport publik.

Kamprad është njeriu i dytë më i pasur në Evropë, por mund ta takoni duke udhëtuar me aeroplan në klasën ekonomike, apo dhe duke u ushqyer në mensat e IKEA-s.

Përpos vitit 1960, kur kishte pasur një Porsche, Kamprad kurrë në jetën e tij nuk ka vozitur makinat e shtrenjta. Sot, ai nget një Volvo të vjetër, ndërsa në vitin 2013 – për shkak të ngritjes së tatimeve në Zvicër – pas 40 vjetëve është kthyer për të jetuar në Suedi, në shtëpinë e tij njëkatëshe dhe fare modeste.

Azim Premji. Pasuria: 15.1 miliardë $

miliarder thjesht 00007

Drejtuesi i kompanisë, “Wipro Ltd.”, Azim Premji, vozit makina të vjetra, ndërsa nuk harron t’ua kujtojë punëtorëve që t’i fikin dritat kur të dalin nga objekti.

Pasaniku më i madh në fushën e teknologjisë në Indi, kritikohet mjaft në vendlindje për mënyrën e jetës së tij. Ai është parë duke udhëtuar me makina tre-rrotëshe prej aeroportit deri në shtëpi, ndërsa mban evidencë edhe për letrën e tualetit që shpenzohet në kompaninë e tij. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply