9 të famshmet që duken për bukuri edhe pa grim

Nuk është edhe lehtë të gjenden figura të famshme që duken bukur pa grim. Megjithëse nuk janë të shumta në numër, ju sjellim në vazhdim  9 të famshme, të cilët duken bukur edhe pa grim!

Këto të famshme janë një provë se yjet mund të rrezatojnë bukurinë e tyre të brendshme dhe të duken bukur edhe kur dalin pa kurrfarë grimi!

1. Selena Gomez

pagrim111Selena Gomez është një nga të famshmet që është tërheqëse edhe pa përdorur kurrfarë grimi, megjithëse grimi i bën sytë e saj të duken edhe më magjepsës. Ngjyra e syve të saj dhe buzët e plota nuk ndryshojnë edhe me përdorimin e grimit!

2. Lady Gaga

Lady-Gaga222

Lady Gaga është një tjetër e famshme që mund të imagjinohet se nuk mund të duket bukur pa grimin e saj jo të rëndomtë. Në një foto të saj pa grim të publikuar kohët e fundit në Tweeter ajo duket shumë  bukur, që ndoshta është një provë së ajo nuk ka nevojë për gjithë atë grim!

3. Emma Watson

Emma-Watson3333

Në disa foto të saj pa grim, të publikuara kohët e fundit, Emma Watson duket për bukuri. Madje frizura e saj e re vetëm se ia shton bukurinë, e cila nuk zbehet fare nga mungesa e grimit.

4. Taylor Swift

Taylor-Swift444

Taylor Swift është një prej të famshmeve që duket absolutisht magjepsësë edhe pa grim. Një foto e saj pa grim e publikuar kohëve të fundit është bërë një hit i madh! Flokët e saj kaçurrele bëjnë që ajo të duket edhe më e mrekullueshme.

5. Rihanna

Rihanna Goes Makeup Free in NYC

Rihanna ka publikuar në Tweeter shumë fotografi pa kurrfarë grimi! Duket se ajo është duke praktikuar që të shumtën e kohës të duket më natyrale, pra pa grim! Rihanna është një prej atyre të famshmeve që nuk druan të dalë pa grim!

6. Miley Cyrus

Miley-Cyrus666

Miley Cyrus duket absolutisht e mrekullueshme pa grim. Në fakt, ajo gjithmonë del pa grim dhe dukja e saj origjinale padyshim se është për t’u dëshiruar!

7. Mila Kunis

Mila-Kunis777

Mila Kunis është një tjetër e famshme që duket bukur edhe pa grim. Pa grim, ajo duket e bukur dhe me plot vetëbesim! Bukuria e  syve të saj, pa hije dhe vizues të përdorur, as që diskutohet!

8. Bar Refaeli

Bar-Refaeli888

Modelja nga Izraeli, Bar Refaeli duket mahnitëse pa grim. Mungesa e grimit në fytyrën e saj të rrezitur, duket se nuk vërehet dhe nuk ia zbehë fare bukurinë.

9. Kate Bosworth

Kate-Bosworth999Kate Bosworth është një modele amerikane, aktore dhe këngëtare që nuk ka frikë të dalë shlirë edhe pa grim. Megjithëse njerëzit janë mësuar ta shohin atë gjithnjë me grim, në fotot pa grim ajo duket thjesht e mahnitshme. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *